Home Gjeo-Ekonomia Open Balkan/ Ministri i Jashtëm turk: Turqia e sheh si urë mes...

Open Balkan/ Ministri i Jashtëm turk: Turqia e sheh si urë mes Ballkanit dhe BE

Mevlut Çavuşoglu, ministri i Jashtëm i Turqisë, ka folur këtë të premte në samitin e Ballkanit të Hapur që po mbahet në Beograd.

 Gjatë fjalës së tij ai tha se Turqia e konsideron këtë nismë si një urë mes rajonit dhe Bashkimit Evropian ndërsa shtoi se Ballkani duhet të marrë në dorë fatin e tij.

 “E shohim këtë nismë si një urë mes Ballkanit dhe BE. Zgjerimi në të shkuarën ka qenë politika më e suksesshme e BE por tashmë unioni është kthyer me sytë nga vetja. Askush nuk mund të thotë një arsye pse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut pritën kaq gjatë. Unë shpresoj që përvoja e tyre të jetë e ndryshme nga përvoja jonë. Anëtarësimi i Turqisë është politizuar. Shpresoj që më shumë vende t’i bashkohen Ballkanit të Hapur. Ballkani duhet të marrë nën kontroll fatin e tij. Ne do të mbështesim çdo përpjekje për mirëqenien e rajonit. Ju uroj suksese”, tha kryediplomati turk,Mevlut Çavuşoglu.

Share: