Prokurorët ushtarakë amerikanë thuhet se po negociojnë një marrëveshje të mundshme për pranimin e fajësisë me organizatorin e sulmit terrorist të 11 shtatorit, Khalid Sheikh Mohammed dhe katër personave të tjerë të burgosur në burgun e Guantanamos.
Marrëveshjet për pranimin e fajësisë mund t’i lejojnë pesë personave që t’i shpëtojnë një dënimi të mundshëm me vdekje, raportojnë mediat amerikane.
Mohammedit vlerësohet gjerësisht si arkitekti i sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Katër të pandehurit e tjerë janë Ramzi Binalshibh, Mustafa Ahmed al-Hawsawi, Walid bin Attash dhe Ammar al-Baluchi.
Avokatët e të pandehurve thonë se ata do të ishin të gatshëm të pranonin fajësinë në këmbim të heqjes së dënimit me vdekje si dhe për marrjen e trajtimit për torturat e supozuara që kanë përjetuar gjatë paraburgimit të CIA-s.
CIA mbajti secilin nga pesë burrat për t’u marrë në pyetje përpara mbërritjes së tyre në Guantanamo në vitin 2006. Kritikët argumentojnë se metodat e CIA-s përbënin torturë të paligjshme.
360grade.al