Home KRYESORE Perla e Uzunit nuk mjafton, dy gafa në mbrojtje i dhurojnë fitoren...

Perla e Uzunit nuk mjafton, dy gafa në mbrojtje i dhurojnë fitoren Izraelit

Izraeli na mposht përsëri. Kombëtarja e Edi Rejës bëri shumë pak në transfertën e Tel Aviv-it, sfidë të cilën e humbi 2-1. Lojë aspak pozitive dhe lamtumirë vendi i parë në grupin 2 të Ligës B në Nations League, që u sigurua nga Izraeli.

Në pjesën e parë krijuam dy raste shumë të mira me Armando Brojën, i cili çedoi në momentet e fundit duke mos gjuajtur fort dhe saktë, ndërkohë që vendasit u shfaqën të rrezikshëm me aksionet e nisura nga kapiteni Dasa.

Pjesa e dytë nisi shumë mirë për Izraelin, që kaloi në avantazh falë golit të Shon Ëeissman, aksion ku gaboi Elseid Hysaj dhe mbrojtësit e qendrës. Myrto Uzuni barazoi rezultatin me një eurogol dy minuta përpara fundit.

Por, një gafë fatale e Enea Mihajt në minutën e dytë shtesë solli golin e dytë të Izraelit me anë të Tai Baribo. Shqipëria mbetet në vend të fundit me një pikë, teksa të martën presim Islandën në “Air Albania”, aty ku do tentojmë të marrim vendin e dytë në grup./SuperSport

Share: