Nga Silvana Begaj
Që ta kesh armikun mik e pandehni mençuri,
mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!
Ali Asllani (Hakërrim)
Populli i di! Shikon sesi shemben shtëpitë e tyre në padrejtësi, por nuk I dëgjon njëri. Streha e tyre e ndërtuar me mund dhe me sakrifica iu shembet para syve. Nuk qan njëri, jo! Janë thjesht shtëpi!
Shemben objekte pa leje të dikujt me emër dhe me mundësi të luftojë cdo padrejtësi, ka mundësi të ketë avokatët më të mirë, ka media në pronësi dhe cuditërisht pikërisht për të ngrihen me euforizëm njerëz me fuqi.
Pasuri të paimagjinueshme që kanë pikërisht këta që betohen për ”ndershmëri”. Me siguri kanë fituar ndonjë llotari. Por ju e dini. Ata e dinë se Populli di! Kupton, flet, por nuk e dëgjon njëri!
Oh populli i di! Me punë mund të blesh një shtëpi. Vetëm një shtëpi. Populli e di se Gjiri I Lalzit është për këta që punojnë me “ndershmëri”. Por përsëri nuk dëgjon njëri!
Populli sot nuk është budalla. Ai e di! Thjesht nuk ka zë dhe nuk po e dëgjon njëri e si pasojë priret të hesht dhe të zhduket në emigrim diku në pafundësi.
Di ky popull se u përpoq shumë. Emigroi, punoi, sakrifikoi e nuk fitoi. Pasuritë vihen me ”ndershmëri”.
Subvencionet përfitohen me miqësi! Ky popull e di se vendet e punës merren me parti dhe prandaj ekziston ky fenomen i quajtur paaftësi! Por ce do? Ky popull e di, përballet përditë, kupton, ngre zërin, flet, por nuk e dëgjon njëri!
Qeveria flet për turizëm e për bujqësi e pret nga ky popull që shumë më pare këto i di. Por dhe në këto punë futen dhe i marrin këta që punojnë me “ndershmëri”. Populli është larg, fondet e punët bëhen e ndahen në padituri!
Media flet e propagandon për liri! Liri që e shfrytëzon për përfitim vetjak e fuqi! Se media është problem i madh në Shqipëri!
Varfëri, kudo varfëri përvec tek ata që jetojnë me ”ndershmëri”. Iu duket cudi! Por sofra bosh ka kudo e po ashtu ka aq shumë familje në zi!
Populli e di! Vrasje kudo e në burg asnjëri! Arrestohen pa faj që të shpëtojnë këta që punojnë me ”ndershmëri”.
Lloto e drogë do mbizotërojnë përsëri! U luftuan sa për sy, por ekzistuan edhe në fshehtësi. Mbretëruan më shumë në fshehtësi. Edhe këto populli i di!
Se ky populli i di. Po plas! Ulëret! Cirret, por nuk e dëgjon njëri!
Silvana Begaj