Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Sekretet e Policisë shpërndahen në Telegram, Anila Hoxha ngre alarmin: Bota e...

Sekretet e Policisë shpërndahen në Telegram, Anila Hoxha ngre alarmin: Bota e krimit nuk ka fjetur gjumë këto orë

Publikimi i të dhënave të Policisë së Shtetit favorizon botën e krimit në vendin tonë, që mund t’i përdorë informacionet për qëllimet e veta kriminale, thotë gazetares Anila Hoxha.

“Bota e krimit nuk besoj që ka fjetur gjumë gjatë këtyre orëve. Mund të ketë bërë përpjekjet madje për t’i blerë të dhënat.

Hakerat kanë hyrë në zemrën dhe në trurin e Policisë së Shtetit. Kanë historikun e grupeve kriminale, informacione kriminale për ngjarje që janë në hetim e sipër. Kjo është për t’u alarmuar”, thotë gazetarja gjatë debatit në Top Story.

Në Telegram qarkullojnë sekrete të shtetit shqiptar, nxjerrë nga emaile-t që grupi Home Land Justice i hakeroi ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Top Channel

Share: