Devis Osmani, kryetari i PD në Korçë është dhunuar nga një sekretar grupseksioni i kësaj partie.
Sipas informacioneve, Osmani është konfliktuar me Eduart Topallin, i cili e ka goditur duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
Dyshohet se motiv i konfliktit mbeten mosmarrëveshjet brenda partisë. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali në hyrje të Korçës.
Ndërkohë, policia pritet të kryejë veprimet për këtë rast dhe zbardhjen e rrethanave./Opinion.al