Një ballkon i një pallati i cili u rikonstruktua pak kohë më parë me fondet e rindërtimit është shkëputur në Mamurras të Kurbinit këtë të martë.
Ballkoni ishte në katin e pestë të një pallati ku është shkëputur dhe ka rënë plotësisht në hyrjen e pallatit.
Fatmirësisht në atë moment nuk ka pasur banorë pranë duke shmangur kështu një tragjedi në Kurbin.
Pas konstatimit banorët kanë dalë nga pallati duke mos e ditur se çfarë kishte ndodhur duke rritur kështu pasigurinë e tyre për të jetuar në këtë pallat.
Pallati ka qenë i dëmtuar nga tërmeti i nëntorit dhe kishte vetëm pak kohë që ishte rikonstruktuar.
Pritët të bëhet një verifikim i pallatit për të parë nëse është i banueshëm apo jo.
Top Channel