Nga Tritan Shehu
Mbreme ne Udine, me Presidente Meloni, drejtues, deputete, senatore etj, te “Frateli d’Italia, si dhe shqiptare me banim ne Itali, pata nje sere takimesh e bisedash.
PD eshte ne solidaritet e mbeshtetje te plote me kete Koalicion, qe neser ne qeverisje me vizionin e tij do te luaje nje rol shume te rendesishem pozitiv ne zhvillimet ne Itali dhe Europe.
Pa dyshim Qeveria e ketij koalicioni do te mbeshtese fort Shqiperine ne zhvillimet e domosdoshme per konsolidimin e demokracise, zhvillimin ekonomik, luften me krimin, trafiqet, korupsionin etj.
Ne rrugen tone europiane e perendimore.
Shqiptaret me banim ne Itali do te jene gjithmone e me shume faktor i rendesishem ne keto zhvillime.
PD do te kete ne keto perpjekje nje bashkepunim te ngushte e te frutshem me kolget tane te djathte italiane, ne realizimin e aspiratave tona dhe ne konsolidimin e drejtimit Perendimor te Shqiperise e Rajonit tone.
Bashkekombesit tane ne Itali, me voten e tyre te 25 Shtatorit, do te behen pa asnje dyshim pjese e fitores te se djathtes e qendres se djathte italiane!
Urimet me te mira Koalicionit te djathte e te Qendres se djathte me Berlusconin, Melonin, Salvinin, Cesa, per suksesin e madh, qe tashme eshte i afert!