Home KRYESORE Si duhet vepruar me frikën: Kur lufta dhe pandemia ndikojnë në psiqikën...

Si duhet vepruar me frikën: Kur lufta dhe pandemia ndikojnë në psiqikën tonë

Nga Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqi, expert i shëndetësisë

Ne të gjithë jemi deshmitar të një luftë të vazhdueshme në Evropë. Arsyet dhe qellimet e së cilës, janë se 30 vite të njohura nga pjestarët dhe të autorizuarit e luftës aktuale. Frika e luftës na godet në një kohë kur shëndeti mendor i shumë njerëzve tashmë është dobësuar pas dy viteve të pandemisë së koronës të ballafaquar me probleme ekonomike, sociale dhe ato politike.

Çfarë duhet të dini për këtë frikë nga lufta, nga dilema e ndyshimeve politike nga dyshimi dhe frika e egzistences? Frika më e madhe është tani, humbja e besimit në strukturat politike ato evropiane dhe botërore. Humbja e sigurise se cfare është duke ndodhur ne sistemin dhe rendin politik. Nëse ne veshtrojm me kujdes rrjedhat politike, qendrimi i strukturave politike te cilat ne i njifnim deri para dy vitesh. Tani këto ndryshuan thelbesisht në qendrim politik sepse këta jan nënshtruar frymës së tjerit i cili ndikon në personalitetin e tyre.

Se, a mund të bëjmë dicka kundër kësaj situate, mbetet e hapur dhe detyrë e cdo njërit nga ne. Më poshtë disa këshilla se si mund të përballemi më mirë me frikën e luftës dhe dhe situates e cila po mbreteron.

Pse njerëzit e ndjejnë këtë frikë? Çfarë, shkaktoj trauma nga Lufta e Dytë Botërore? Si mund të rrisë frikën nga lufta përdorimi i mediave? Cilat këshilla konkrete ndihmojnë kundër frikës?

Për shumë vite ishte e paimagjinuar se ne tani mund të shohim imazhet në lajme, çdo ditë si vrasje, mashtrime, bastisje, bombardime, familje që ikin, vuajtje, shkatërrim. Të moshuarit mund të kenë trauma të harruara prej kohësh nga e kaluara të cilat tani ju rikthehen.

Pse njerëzit e ndjejnë këtë frikë?

Kjo luftë është në pragun e derës dhe ne jemi me dhunë të përfshirë në këtë luftë ekonomike, sociale dhe psiqike, në tërë Evropën. Kjo afërsi do të thotë se imazhet dhe lajmet nga Ukraina lidhen drejtpërdrejt dhe indirekt me jetën e dikujt.

Shumë nga ne do të mendonim për ndikimin që mund të kishte lufta në jetën tonë. Cdo njëri nga ne është direkt apo indirekt i prekur nga lufta e cila mund të vije si dirigjim dhe të ketë kahje të pa imagjinuara. Ne i shtrojm pyetje rregullisht vehtës: “Çfarë do të ndodhë me procesin ekonomik, ceshtjen e mbijetesës? Sa njerëz do të levizin nga një vend në tjetrin dhe sa njerëz do të flijohen ” ?, këto pyetje janë barrë psiqike.

Kur fëmijët përvetësojn situatën e tanishme, cfarë ndodhë në kokën e tyre

Si të flas me fëmijën tim për luftën?

Lufta me arsye të ndryshme në mes të Rusisë dhe Ukrainës, është përhapur në të gjithë lajmet, mediat sociale dhe shkollat hapurazi dhe me tendenz propagande. Si duhet të flisni me fëmijët për këtë?

Me fëmijët duhet biseduar rreth qelimeve dhe arsyet e luftës. Femijeve duhet përgjigjur pyetjeve sinqerisht dhe realisht. Nuk preferohet qe gjërat e verteta të minimohen apo të mos tregohen.

Fëmjëve duhet treguar se luftera kan ndoshur në të kaluaren dhe luftat ndodhin edhe sot. Ne jemi në siguri dhe lufta është në mes të dy shteteve large vendit tone. Atë cfarë ju e dini dhe mendoni se duhet treguar femijëvë dhe i përgjigjet moshëa së tyre, këtë duhet treguar me kujdesin më të madhe duke veshtruar se si po reagon fëmiu. Me fëmijet duhet biseduar rregullisht, që të mbesin te bindur me mendimet tona. Kete duhet percjellur dhe vertetuar.

Veçanërisht Personat empatikë, ata shumë të ndieshëm por edhe ata të zakont, vuajnë aktualisht nga sëmundjet mendore. Ata shohin situaten luftarake, coft edhe propagande dhe vuajnë me njerëzit të përfshirë në atë proces politik. Ata paramendojn dhe imagjinojnë si do të ishte po te gjenden vetë në atë situat lufte. Kjo ju shkakton njerëzve frigë dhe destabilizim shpirtëror, sepse aktualisht jetojm në një mos siguri të së ardhmes.

Traumat e shkaktuara nga Lufta e Dytë Botërore, posa pushuan, tani mund të reaktivizohen
Ikja është një skenar që shumë të moshuar e kanë përjetuar vetë dhe tani këta njerëz të moshave të shtyera rikujtojn Luftën e Dytë Botërore, kur këto ditë shiqojn ne media ndodhirat në vendet e imponuara luftarake.

Të përjëtuarit e luftës rikujtojn strehëzat e sulmeve ajrore, të shkatërrimit, vuajtjes dhe vdekjes. Është veçanërisht e vështirë për njerëzit që kanë përjetuar tashmë luftën në jetën e tyre, duke përfshirë edhe ata të cilët ndihmuan në rekonvalescencën e reintegrimit në jetën e përditëshme. Në kuadër të edukimit politik në shkollë dhe breda familjes, janë përcjellur tmerret e luftës edhe brezave të sotëm.

Mund të ndodhë që pejsazhët e luftës të dergojnë në një riaktivizim të kujtimeve traumatike tek këta njerëz të ndieshem dhe të desorientuar. Kështu, trauma mund të aktivizohet përsëri, sepse përpunimi i ngjarjes traumatike në kujtesën biografike nuk funksionon, por që ajo është vazhdimisht aktive dhe përjetohet vazhdimisht.

Përdorimi i pa kontrolluar i mediave, mund të rrisë frikën nga lufta dhe të shkaktoj dezorientim jetësor

Frika nga lufta është plotësisht e kuptuar, por shpesh çon në sjellje të paarsyeshme, të tilla si përdorimi i pa kontrolluar i mediave. Lajmet dhe informacionet mund te jenë të verteta, propagandë, jo realitet por edhe mashtrime të grupeve të ndryshme. Është shumë e veshtirë sot për të vlrësuar dhe diferencuar të verteten nga jo e verteta. Kjo për arsye se teknologjia po tregon një avancim kolosal, ku bëhën simulime, ndryshime të realtetit, kopjime dhe shumë gjëra të tjera.

Shumë e rëndësishme është të mendohet në cdo kohë për sigurin e të ardhmes në rast lufte apo ndonjë krize ekonomike, politike apo katastrofë natyrore dhe energjetike. Pasi shumë gjëra tanimë kann ndryshuar në botën aktuale të cilat po dërgojn në një situatë të veshtirë dhe total dezorientuese.

Këshillat të cilët dihmojnë kundër frikës

Rekomandoj qe informatat të cilat i përceptojm në media, ti lexojm por mos ti akceptojm si të sakta. Te lexoni mëtutje duke verifikuar informaten apo lajmin. Nganjehetë, do të jemi më afët të vertetes, nëse besojm të kundërten e asaj e cila tregohet. Më tutje eshtë e arsyeshme të ndihmojm atyre qe kann nevoj për ndihmë reale.

Të kujdesmi shumë për familjen, nevojat e fëmijëve dhe të merremi më tepër me deshirat e tyre. Të bisedohet shumë më tepër me familjaret, miqet dhe kolegët, sepse keto mund të jenë të dobishme për të vlerësuar njohurin tuaj dhe larguar frikën.

Disa njerëz nuk kanë folur asnjëher për traumat, frikën në jetën e tyre. Prandaj rrëfimi i tyre i drejtpërdrejt, përjetimet, përvojat, shfaqja e interesit dhe simpatisë mund të jetë shumë e dobishme për të tejkaluar frikën. Por shpërqëndrimi klasik, aktivitetet e përbashkëta, kalimi i kohës së bashku mund të largoj frikën.

Megjithatë, cdo njëri nga ne posedon mendjen për të menduar dhe shqisat për të shiquar. Prandaj vleresoni dhe veproni, duke i besuar vetëm vehtës informatave të verifikuara.

Share: