Home KRYESORE Task forca për energjinë elektrike, Balluku: Do të nisë nga institucionet!

Task forca për energjinë elektrike, Balluku: Do të nisë nga institucionet!

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se taks forca për kontrollin e lidhjeve të paligjshme të energjisë do të jetë e shtrirë në çdo cep të Shqipërisë.

Nga ana tjetër, Balluku tha se taks forca ka dhe dy synime të tjera, një ndër të cilat është që të nisë kontrollin në institucionet shtetërore.

Balluku u shpreh se në nëpër institucione do të ketë administrator energjie për të mbikqyrur eficencën e energjisë elektrike dhe se targeti do të ulet me 15% konsumin mujor të energjisë.

“Jemi në 20% humbje energjie, ne synojmë ta ulim në 16%. Jemi në kohë krize dhe nuk duhet lejuar lidhja e paligjshme, prandaj task forca do të jetë në çdo vend. Por task forca ka dhe dy synime kryesore. Të nisë kontrollin në institucionet shtetërore. Nëpër institucione do të ketë administrator energjie për të mbikqyrur eficencën e energjisë elektrike në institucion. Targeti qe do i vendosim çdo institucioni nëpërmjet një Akti normativ është që të ulin me 15% konsumin mujor të energjisë.
Çmimet e ndërtimet e konfiskuara do jetë mbi një koeficient të rëndësishëm. Nëse e para blejnë ndërtimin nuk do jetë me çmimin që deklarohet pasi ka informalitet por do ketë një koeficient që do vendoset për metër katror. Nuk mund të blihet metri katror në qendër 1700 euro, sepse ne e dimë që çmimi i tregut nuk është aq.’- tha Balluku./Opinion.al

Share: