Home KRYESORE Dr.Ing.Artur Roshi ish Deputet, kryetar I Partise Balli Kombetar Demokrat në tryeze...

Dr.Ing.Artur Roshi ish Deputet, kryetar I Partise Balli Kombetar Demokrat në tryeze me Sali Berishën

Nga Artur Roshi

Balli Kombëtar Demokrat mori pjesë sot tryezën e koalicionit Opozitar të udhëhequr nga Partia Demokratike.

Opozita Shqiptare po krijon një realitet të ri politik duke bashkuar çdo rrymë energjie politike.Ne nuk mund të jemi jashtë këtij realiteti.

Sot çdo faktor politik opozitar duhet të tejkalojë veten përtej çdo rezerve politike ndaj njëri-tjetrit dhe të bashkohet në një Front Opozitar kundër Qeverisë që mban të ngërdheshur varfërinë si një fenomen që cënon egzistencën e jetëve tona.

Politika shqiptare nuk mund të dali jashtë ligjësisë politike.E djathta egziston po aq sa e majta, pavarësisht iluzionit që ka krijuar Qeveria nga propaganda e saj, se e djathta dhe majta është vetëm ajo.

Një nga parimet e filozofisë që ne udhëhiqemi ajo e konservatorizmit modern europian është parimi i vazhdimësisë.

Ne kemi qenë në koalicion me PD në zgjedhjet e fundit parlamentare, po ashtu në çdo palë zgjedhjesh në historinë e pluralizmit shqiptar dhe do të ruajmë këtë bashkëpunim në këndshikimin e ndërveprimit të filozofive tona politike respektive, asaj liberale të PD dhe asaj konservatore moderne europiane të PBKD.

Ne kemi kurajon të njohim realitetin politik brenda PD, ku z.Berisha brenda një kohe rekord, e dominoi atë edhe pse në kondita të disfavorshme duke e mbështetur fuqinë e tij mbi intesitetin e një punës konstante, që e karakterizon atë.

Qëndrimi politik i Ballit Kombëtar Demokrat në lidhje me garën se kush do të dominonte PD Berisha apo Basha ka qenë i qartë që në fillimin e kësaj situate.

Ne bashkëpunojmë me lidershipin që qeveris PD si institucion politik, që do të thotë me PD si forcë politike e qendrës së djathtë kushdo që të jetë kryetari i saj.

Eshtë e drejta e PD të zgjedhi dhe të ndjekë lidershipin që dëshiron. Ne respektojmë vendimin e tyre.

Ne do të japim kontributin tonë politik në bashkëpunim me PD dhe gjithë Opozitën, në përputhje me interesat e njerëzve tanë që përfaqësojmë politikisht.

A.Roshi

Share: