Home KRYESORE Drogë me avion drejt Turqisë! Kaloi në Rinas, nis hetimi. Arrestohet polici...

Drogë me avion drejt Turqisë! Kaloi në Rinas, nis hetimi. Arrestohet polici shqiptar në Turqi

Një punonjës i policisë rrugore dhe një person i skeduar më parë në Shqipëri për vjedhje janë arrestuar në Turqi për trafikimin e rreth 31 kilogram kanabis.

Droga ishte fshehur në dy valixhe dhe u transportua në Turqi nga aeroporti i Rinasit drejt aeroportit Sabiha Gökçen të Stambollit.

Droga u zbulua gjatë kontrollit me rrezes X dhe qenve nuhatës të turke, më pas kontrolli i imtësisht i të gjithë pasagjerët në avion ndërsa vuri në pranga Florenc Bicerrin, punonjës i policisë rrugore Tiranë dhe  Kujtim Çeliku, një tjetër shqiptar me precedent në vjedhje në Shqipëri.

Sekuestrimi i drogës në Turqi ka vënë në alarm policinë, e cila po heton se si polici i rrugores dhe bashkudhëtari i tij mundën të kalojnë drogën në aeroport pa u kapur nga policia kufitare dhe skanerat.

Top Channel mëson se komisariati rrugor Tiranë kishte nisur procedurat e largimit nga puna për Florenc Bicerin pasi ai ishte larguar më datën 5 tetor dhe nuk ishte paraqitur në punë pas përfundimit të pushimit. Pas arrestimit të tij në Turqi , Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar përjashtimin e menjëhershëm dhe përgjithmonë, nga Policia e Shtetit.

Ndërkohë, grupi i dedikuar hetimor, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe me homologët turq, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rast të trafikimit të lëndëve narkotike

Gjithashtu gjatë dy operacioneve të tjera të policisë turke në aeroportin e Stambollit u kapën 66 kg  kanabis, ndërsa u arrestua një tjetër shqiptar I identifikuar si Adrian Qirici dhe një person tjetër I huaj.

Top Channel

Share: