Home KRYESORE E KALUARA E SHKENCIZMËS QË SYNON AKADEMIZMA!

E KALUARA E SHKENCIZMËS QË SYNON AKADEMIZMA!

Nga Ledi Shamku

Kjo shkresë-rrufè mban vitin 1973. Pra pak muaj pasi qe themeluar Akademizma e Shkencizmës.
Kjo shkresë përcakton udhën e Shkencizmës, dhe SIÇ E LEXONI, UDHA ËSHTË ENVERIZMA.

Është mëse e qartë që Enverizma nuk lidhej edhe aq me shkencat ekzakte ku numrat nuk bënin dot numra.

Enverizma si mision udhërrëfyes që këtu merr përsipër AKADEMIZMA, lidhet me FJALËN: FJALËN SI GJUHËSI, FJALËN SI LETËRSI, FJALËN SI HISTORI E FJALËN SI ARKEOLOGJI.

PRA ENVERIZMA KËTU UDHËRRËFEKA FJALËN SI ALBANOLOGJI! Një tmerr!

Tani, pas 50 vjetësh nga kjo Shkresë-Rrufe, kur Albanologjia tashmë i përket Universiteteve të Europës, jep e merr me to si partnere, del një Shef i Akademizmës dhe ngulmon ta kthejë Albanologjinë te këto Qilare të Enverizmës. “Duhet të kthehemi prapa (te Enverizma) – thotë – që të ecim para”.

Kurrë! Albanologjia është qielli i Shqiptarëve. Nuk ua shtie dot Shqiptarëve Qiellin në Qilar!

Share: