Home Gjeo-Ekonomia Kampi i Kentit i tejmbushur, media angleze: Shqiptarët dhe eritreanët përleshje me...

Kampi i Kentit i tejmbushur, media angleze: Shqiptarët dhe eritreanët përleshje me thika, kanë sulmuar edhe…

Tabloidi britanik Daily Mail ka realizuar një reportazh nga kampi i improvizuar nga Home Office në Kent, ku priten me mijëra emigrant të paligjshëm që kalojnë Kanalin me gomone.

Sipas tyre kampi është i mbipopulluar dhe të rinjtë e pakënaqur janë futur pas barrierave prej çeliku në tenda, ndërsa peizazhi kompletohet edhe me kontejnerë të boshuar ushqimesh.

“Skenat të kujtojnë ish-qytetin e ‘Xhunglës’ në Calais”, shkruan media angleze, ndërsa duke cituar burime nga brenda kampit zbulon se prej të enjtes kanë shpërthyer përleshje mes shqiptarëve dhe eritreanëve, ku si thika po përdorin për të goditur njëri-tjetrin krehërat e mprehtë që iu jepen në çantat e tyre nga zyrtarët e Home Office, kur ata mbërrijnë aty.

“Një numër i vogël ushtarësh është stacionuar brenda kampit për të ndihmuar në ruajtjen e rendit. Na është thënë se policia e rebelëve është në gatishmëri për të hyrë nëse emigrantët nisin ndonjë grevë në ditët e ardhshme. Është një kuti llamarine. Emigrantët kanë sulmuar zyrtarët e Forcave Kufitare dhe personelin e sigurisë, të cilët janë të frikësuar”, ka zbuluar më tej burimi.

Kampi i mbyllur, i krijuar në një ish-bazë të RAF në Manston, është qendra kryesore e përpunimit për migrantët klandestinë që vijnë me gomone përpara se ata të dërgohen në hotele ose bujtina rreth Britanisë.

I hapur gati një vit më parë, ai mund të strehojë një maksimum prej 1600 personash për disa ditë teksa identitetet e tyre kontrollohen përpara se të ristrehohen.

Megjithatë, shifra tani ka arritur në 3,000 pas rritjes së numrit të emigrantëve që kalojnë Kanalin.
Stafi i Forcave Kufitare ka paralajmëruar mbipopullim ‘katastrofik’ ndërsa një shef i imigracionit u tha deputetëve se kushtet janë ‘të mjerueshme’ kur ai bëri një vizitë inspektimi të hënën.

Daily Mail sot mund të zbulojë se gjendja e mjerueshme dhe e përkeqësuar e kampit i ka shtyrë trafikantët të ndryshojnë taktika për të shmangur dërgimin e klientëve të tyre migrantë në Manston.

Një reklamë e postuar dje në faqet e internetit shqiptare u thoshte atyre që prisnin në Dunkirk: “Mos e vendosni jetën tuaj në rrezik. Udhëtim me skaf për 40 minuta nga Belgjika në Mbretërinë e Bashkuar. Çmimi më i mirë nesër dhe pasnesër. Ne sigurojmë kalim të sigurt për të mos qëndruar një ditë në kampin [Manston]”.

Në një tjetër zhvillim të jashtëzakonshëm, Ministria e Brendshme besohet se ka sugjeruar ngritjen e tendave në parqet e Londrës për të strehuar emigrantët pasi këshillat rajonalë refuzuan një apel urgjent nga qeveria për të marrë një pjesë në lehtësimin e krizës.
Informatorët tanë thanë: “I gjithë kampi [Manston] është i padisiplinuar dhe i rrezikshëm. Forca kufitare dhe ekipet e sigurisë që punojnë brenda nuk mund të përballojnë volumin e njerëzve. Gjërat po përkeqësohen nga dita në ditë. Shumë emigrantë janë arratisur”.

“Mini-trazirat kanë ndodhur kur emigrantët që kanë mbërritur me varka në Dover, para se të arrinin në Manston, kanë refuzuar të hanë qebapë që nuk ishin hallall. Në incidentin e disa muajve më parë, Forcat Kufitare, zyrtarët e emigracionit dhe vullnetarët e bamirësisë u pështynë, u abuzuan verbalisht dhe ushqimi u hodh në dysheme. Si e tillë, çdo simpati humbi përgjithmonë. Tani ekziston një kulturë e indiferencës, madje edhe armiqësie, midis stafit të Manston dhe emigrantëve, e cila po i përkeqëson gjëra”, shtoi më tej informatori.

360grade.al

Share: