Home KRYESORE Kjo javë shansi i fundit/ Berisha i jep një javë kohë Alibeajt...

Kjo javë shansi i fundit/ Berisha i jep një javë kohë Alibeajt për bashkimin e PD

Partia Demokratike i ka dhënë edhe një javë kohë Edi Palokës dhe Gazment Bardhit të negociojnë mbi mundësitë e bashkëpunimit të të gjithë demokratëve në zgjedhjet vendore, përmes mbështetjes së vetëm një kandidati në të 61 bashkitë e vendit. Fillimi i nëntorit do të shënojë nisjen zyrtare të procesit të primareve në Partinë Demokratike, teksa kryesia e PD ka miratuar rregulloren përmes së cilës do të zhvillohet ky proces. Sali Berisha pavarësisht ndasive me anëtarë të tjerë të grupit parlamentar, ka ftuar këdo të marrë pjesë në procesin e primareve. Rregullorja e primareve, duke e cilësuar të konfirmuar figurën e ligjvënësve të PD i ka kualifikuar këtë të fundit të hyjnë në primare, pa pasur nevojë të kalojnë filtrate e kandidtëve të tjerë.

“Procesit të seleksionimit dhe përzgjedhjes paraprake nuk i nënshtrohen deputetët e Partisë Demokratike dhe kryetarët e bashkive në detyrë. Ata kualifikohen drejtëpërsëdrejti për të garuar në primare”.

Kur procesi ende nuk ka nisur janë disa deputetët që kanë ambicie për të garuar në primare dhe të heqin dorë nga mandatet e tyre për të garuar si kandidatë të opozitës në disa qytete të Shqipërisë. Një nga drejtuesit  politik të qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi është një nga emrat më të kuotuar për të garuar përballë Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës. Xhelal Mziu më shumë se 1 vit nga marrja e mandatit të deputetit, nuk e ka fshehur asnjëherë ambicien për të garur sërish për Bashkinë e Kamzës, institucion të cilin e drejtoi për 3 mandate. Edhe Zef Hila, deputeti i Shkodrës, pritet të heq dorë nga mandate për të kërkuar rikthimin në Bashkinë e Vaut të Dejës.  Deputeti Ramadan Lika është nga emrat më të kuotuar për Malësinë e Madhe, por vetë deputeti ende nuk ka konfirmuar dëshirën për të hequr dorë nga mandati. Nga ana tjetër, i vetmi kryebashkiak demokrat, ai i Shkodrës, Bardh Spahia do të kualifikohet drejtëpërdrejtë në procesin e primareve. Zyrtarisht pritet që Kryesia e PD të mblidhet javën e parë të nëntorit për të pritur kandidaturat, proces bashkë me seleksionimin e kandidatëve do të marr një muaj kohë, ku në 4 dhjetor Partia Demokratike dhe aleatët e saj pritet të publikojnë kandidatët zyrtar në të gjithë Shqipërinë. /abcnews.al

Share: