Nga Ines Muçostepa *
U zhvillua në Lecce, Itali, takimi i parë i një serie mbi politikat welfare të kompanive si pjesë e projektit WELLNESS.
Qëllimi i përbashkët është krijimi i një kuadri konstruktiv për çështjet e inovacionit 4.0 dhe welfare të korporatave midis partnerëve socialë, botës së biznesit, institucioneve dhe shoqërisë civile, në mënyrë që reflektimet dhe praktikat e mira të mund të jenë baza e ndërhyrjeve rregullatore dhe udhëzimeve për zhvillimin në Itali dhe në Shqipëri.
Rezultati që projekti synon të realizojë mbështetet në dy dimensione të ndërlidhura: atë material të rritjes së kompanisë dhe atë jomaterial të mirëqenies së punëtorëve.
Natyra ndërkufitare e projektit do të ndihmojë integrimin evropian edhe përmes konsolidimit të politikave 4.0 dhe atyre welfare të kompanive.
*Autorja ë është kryetare e bashkimit të dhomave të tregtisë dhe industrisë të Shqipërisë 🇦🇱🇦🇱🤝🇮🇹