Home KRYESORE Në leksione me detyrim, universitetet mund të marrin vendim për disa lëndë

Në leksione me detyrim, universitetet mund të marrin vendim për disa lëndë

Pjesëmarrjen në leksione, studentët mund ta kenë të detyrueshme në disa lëndë në varësi të vendimarrjes nga vetë universitetet.

Në prag të vitit të ri akademik që pritet të nis më 17 tetor ministria e arsimit ka vendosur të ndryshojë udhëzimin për frekuentimin e procesit mësimor në auditore.

Në udhëzim theksohet se pjesëmarrja e studentëve në leksione është me dëshirë si rregull fakultativ, por që ndryshe nga vjet që mungesat vendoseshin vetëm në seminare, institucionet e arsimit të lartë mund të përcaktojnë në rregullore marrjen e mungesave edhe në leksione për grupe lëndësh të veçanta.

Pra, studentët do të duhet të ndjekin edhe leksionet njësoj si seminaret në programet e studimit që do të gjykojë universiteti si të rëndësishme në frekuentim.

Për Bachelor dhe Master niveli i pjesëmarrjes duhet të jetë 75%, ndërsa për specializim dhe doktoraturë frekuentimi është përcaktuar në udhëzim në masën 50%. Por, edhe masa e frekuentimit lihet në dorën e universiteteve për ta rritur më shumë atë në fusha specifike.

Top Channel

Share: