Home Gjeo-Ekonomia “Parajsa e grupeve kriminale”/ Si arriti mafia shqiptare në Ekuador? Media spanjolle:...

“Parajsa e grupeve kriminale”/ Si arriti mafia shqiptare në Ekuador? Media spanjolle: Ja si veprojnë liderët e tyre nën fasadën e sipërmarrësve të suksesshëm

Organizatat kriminale shqiptare kanë shqetësuar autoritetet e huaja. Herë pas here përballemi me artikuj që zbulojnë shqiptarë të kapur, pasi janë përfshirë në trafikun e drogës dhe jo vetëm. Së fundmi mediat spanjolle pasqyrojnë rrugëtimin e mafies shqiptare në Ekuador, ndërsa shtrojnë pyetjen; Si arriti mafia shqiptare deri aty?

Më tej artikulli vijon: Pesë faktorë shpjegojnë arsyet se përse vendi në 10 vitet e fundit është kthyer në një parajsë për mafiozët: shqiptarë, italianë, rusë, kinezë… Këto grupe të krimit të organizuar, jo vetëm që veprojnë për trafik droge, por kanë ndërmarrë edhe aktivitete të tjera të paligjshme. Ata janë ndër aktorët që gjenerojnë përhapjen e pazakontë të dhunës që trondit Guayaquil.

Ishte 15 shtator 2020. Pas pesë vitesh hetime në 10 vende, u zbulua një “tubacion kokaine” midis Amerikës Latine dhe Evropës.

Njëzet persona u arrestuan në Itali, Holandë, Gjermani, Greqi, Rumani, Hungari, Spanjë, Shqipëri dhe Dubai.

Për policinë italiane, e cila kreu hetimin me Prokurorinë e Firences (Procura della Repubblica di Firenze), ishte një operacion i paprecedentë, sipas agjencisë policore të Bashkimit Evropian, Europol .

Kjo do të raportohej si goditja më e madhe ndaj një strukture të drejtuar nga një organizatë kriminale me origjinë shqiptare .

Fronti i organizatës ishte “Kompania Bello”. Ishte hera e parë që u konstatua se i gjithë zinxhiri i operacioneve të lidhura me transportin e drogës ishte në duart e së njëjtës strukturë.

Janë sekuestruar katër ton kokainë dhe 5.5 milionë paund para. 

Mekanizmi për pastrimin e aseteve ishte kompleks. Ai konsistonte në përdorimin e një sistemi me origjinë kineze, i njohur si (fei ch’ien), i cili nuk lë asnjë të dhënë, njoftoi Europol.

Por surpriza ishte akoma më e madhe.

Organizatori i trafikut të kokainës dhe pastrimit të parave në këtë grup ishte një shqiptar 40-vjeçar i arrestuar në Ekuador.

Është bërë e ditur nga shtypi italian dhe shqiptar, me shumë detaje. “ Kapoja e padiskutueshme; Shqiptari fshihet pas tubacionit të kokainës në Evropë”, titullohej artikulli i media Balkan Insight.

Ajo citon burime zyrtare italiane, sipas të cilave shqiptari Dritan Rexhepi ka drejtuar gjithçka.

I arrestuar në Quito në qershor të vitit 2014, pas një operacioni ku u sekuestruan 278 kilogramë kokainë, Rexhepi po vuan dënimin me 13 vjet burg në qendrën e paraburgimit në Cotopaxi.

Drejtësia e Shqipërisë dhe Italisë kërkuan ekstradim. Shqipëria e akuzon atë se ka urdhëruar rrëmbimin e një 49-vjeçari në pjesën qendrore të atij vendi; Supozohet se ishte një llogari për humbjen e një ngarkese droge. Ai do të kishte organizuar gjithçka nga celulari i tij.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
  • 360grade.al


Share: