Home Gjeo-Ekonomia Pasojat e krizës në Greqi/ Të rinjtë jetojnë me prindërit sepse u...

Pasojat e krizës në Greqi/ Të rinjtë jetojnë me prindërit sepse u shtrenjtuan qiratë

27-vjeçares nga Kalamata  Christina Pappas që studion për teatër në Athinë iu desh të kërkonte për shumë muaj një apartament 25 metra katrorë, pasi shpenzimet e banesës dy herë më të madhe ku rrinte vitin e fundit arritën në 500 euro në muaj bashkë me ngrohjen dhe energjinë elektrike.

Me një punë me kohë të pjesshme që paguhej vetëm 650 euro, ajo u detyrua të kërkonte diçka më të vogël dhe më të lirë.

Ndërkohë që ekonomia e Greqisë po rritet me gati dyfishin e normës së zonës së euros këtë vit falë një rikthimi të fuqishëm në sektorin e turizmit , fenomeni I rritjes së qirave dhe mospërballimi I pagesës së tyre  është shqetësimi kryesor për 83% të  të anketuarve të moshës 18-44 vjeç në një sondazh të fundit.

Kriza energjetike më tremb shumë dhe nuk e prisja që gjërat të ndryshonin kaq shpejt, që në një kohë kaq të vogël të kishim një rritje kaq të çmimeve. Jam e frikësuar nga ideja se si do tja dal të vazhdoj të jetoj vetëm“- shprehet studentja Christina Pappas.

 Të njëjtin shqetësim sipas reportazhit të agjencisë Reuters ndan edhe studentja 20 vjeçarje Stephania Papadopoulou që punon si kamariere për 3 euro në orë, dhe thekson se në se nuk rriten pagat pas studimeve , largimi nga vendi do të jetë e vetmja rrugëdalje .

Nëse në momentin që një i ri shkon të marrë një shtëpi me qira, do të shpenzojë për qianë të paktën 60-70% të pagës së tij, kur në Evropë ky shpenzim nuk kalon 30% të pagës së tij“- thotë Themistokli Mpakas, agjent i pronave të paluajtshme.

Me inflacionin në nivelin më të lartë të tre dekadave në 12%, koston e banesave 35.4% më shumë prej vitit të kaluar, çmimet e energjisë elektrike 30.5% dhe gazit natyror 65.1% më të larta, dhe një pjesë të madhe të banesave të vogla të kthyera në apartamente për platformën  Airbnb, nuk është aspak e çuditshme, sipas sondazheve,  që në qytetet e mëdha të Greqisë ,Qeveria ka hartuar së fundmi një program financiar për të ndihmuar të rinjtë me kredi të buta për të blerë shtëpinë e tyre të parë.

Top Channel

Share: