Qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur këtë mbrëmje para Ministrisë së Brendshme, për të protestuar për vdekjen e 32-vjeçarit Laer Kurti.
“Kupa u mbush”, “policisë po i ngelin në dorë djemtë shqiptarë”, janë disa nga pankartat e tyre.
Ata kërkojnë drejtësi dhe zbardhjen e rastit të të riut që ndërroi jetë në duart e policisë dy netë më parë.https://5a037d06494acbb9f0484d03558b6805.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
Protestat civile para Ministrisë së Brendshme kanë qenë të përsëritura gjatë muajve të fundit. Në muajin korrik, ata protestuan për vdekjen e Jonadës, që u godit për vdekje nga gomonia që drejtonte polici Arjan Tase në plazhin e Potamit në Himarë.
Si humbi jetën Lear Kurti?
Mbrëmjen e të mërkurës rreth orës 23:00, Lear Kurti ka qenë duke lëvizur në këmbë në rrugën “Riza Çuka” kur një patrullë e komisariatit nr 3 i ka kërkuar të ndalonte por 32 vjeçari nuk iu bind duke u larguar me vrap. Pas një arratie rreth 400 metrash i riu u kap nga policia në rrugën “Don Bosko”. Në njoftimin paraprak Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thotë se gjatë shoqërimit 32- vjeçari ka shfaqur problem shëndetësore dhe është kërkuar ndihma e urgjencës. Burime nga uniformat blu thanë se I riu ka pasur dridhje trupi dhe të vjella Duke qenë se gjendja e të riut po përkeqësohej si u dërgua me mjetet e policisë në spital ku ndërroi jetë.
Sipas njoftimit, nga autopsia e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore, rezultoi se në stomakun e viktimës është gjetur një qese plastike e çarë me ngjyrë të bardhë me përmasa 5×5 cm, e dyshuar si ambalazh i lëndës narkotike, e cila i është nënshtruar ekzaminimit në Institutin e Policisë Shkencore. Nuk rezultoi që në trupin e viktimës të ketë dëmtime apo shenja dhune. Në kyçe u konstatuan shenjat e krijuara në momentin e prangosjes.FOTO GALERI1/29
Top Channel