Universiteti katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” nisi vitin e ri akademik.
Mijëra studentë italianë dhe shqiptarë do të studiojnë në një prej katër fakulteteve të universiteti, ku përfshihet mjekësia, farmacia, shkencat ekonomike, politike dhe sociale si dhe ai i shkencave të aplikuara. Për herë të parë këtë vit, në krye të universitetit të njohur është një rektor shqiptar. Ai është Ardian Ndreca.
“Në qendër të vëmendjes sime kam dy objektiva, cilësinë dhe studentët. Formimi i tyre 360 gradë, si qytetarë të denjë të republikës dhe njerëz që janë të gatshëm të hyjnë në jetë dhe të fillojnë një profesion. Kjo bëhet me një afërsi me docentin, do të jetë prioriteti im më i madh të garantoj këtë afërsi”, tha Ndreca.
Prej vitesh, ky universitet është drejtuar nga emra të njohur akademikësh dhe studiuesish italianë.
Top Channel