Një raketë e lëshuar nga një avion rus kaloi fare pranë një avioni britanik mbi Detin e Zi, pohoi sekretari anglez i mbrojtjes, Ben Wallace. Rrëfimi publik vjen pak me vonesë.
Sipas Wallace, incidenti që mund të kishte pasur pasoja të rrezikshme, ndodhi në hapësirën ndërkombëtare në 29 shtator. Rusia pretendon se ai ishte thjesht rezultat i një “problemi teknik”. Patrullimet britanike në Detin e Zi ishin pezulluar, por pas kësaj ngjarjeje, kanë rinisur përsëri, e shoqërohen edhe nga avionë luftarakë. Wallace pohoi përpara parlamentit se Londra nuk po e trajtonin ngjarjen si “episod përshkallëzimi të qëllimshëm të situatës”. Megjithatë, shtoi ai, kjo duhet të shërbejë si kujtesë sesa shumë i afrohemi rrezikut kur avionët rusë sillen në këtë mënyrë, dhe kanë kohë që e bëjnë një gjë të tillë.
Ben Wallace: Në dritën e këtij zhvillimi potencialisht të rrezikshëm, ia përcolla shqetësimet e mia homologut rus, Sergei Shoigu dhe shefit të stafit të mbrojtjes në Moskë. kam folur edhe me shefin e shtabit tonë të përgjithshëm.
Komentet e tij përpara parlamentit, Wallace i bëri pas një udhëtimi urgjent që zhvilloi më herët në Shtetet e Bashkuara ku diskutoi situatën e sigurisë në Ukrainë, si dhe kërcënmin e një sulmi bërthamor. Incident i muajit të kaluar përfshiu dy SU-27 rusë dhe një RAF RC-135 Rivet Joint –avion britanik kundërzbulimi të paarmatosur.
Top Channel