Home KRYESORE 28 mësimet e jetës time! Nga Brizida Gjikondi

28 mësimet e jetës time! Nga Brizida Gjikondi

Vjen një moshë që ti nuk e ndan dhe mban dot mend.. çka të mësoi Nëna dhe çka të mësoi jeta..
Por secili ka, dhe nxjerr nga jeta mësimet personale.
Të cilat..ato të miat do i përmblidhja..

  1. Askënd nuk e shpëton dot nga vetja, sado të përpiqesh..
  2. Urrejtjes përgjigju me heshtje..
  3. Aty ku ka mediokritet, intriga, thashetheme .. futja vrapit, mos kthe kokën mbrapa dhe mos kërko të kuptosh.
  4. Ji e qartë kur thua po dhe jo, përgjigjet e ndërmjetme janë prostitucion karakteri..
  5. Lexo shpirtrat dhe veprat e njerëzve jo fjalët.. sidomos si sillen me të tjerët.. se do të të vijë rradha edhe ty..
  6. Lekët, rraqet, lukset, bizhutë janë asgjë.. ndaj miqtë e zemrës kurrë nuk do i gjesh mes tyre..e përjashtojnë njëra tjetrën..
  7. Natyra, librat e thellë dhe plot të panjohura, meditimi, vendet e lutjes.. shumëzojnë me zero çdo hidhërim dhe mërzitje që mund të të japë jeta.. aty gjen çdo përgjigje.. asnjë vend nuk të përkon me të brendshmen tënde më shumë se ato..
  8. Fëmijeve trashëgoju shpirtin dhe thjeshtësinë, jo epshin për materialen, falsitetin, konkurencën që fsheh brenda smirë dhe xhelozi… do mbahen mend për shpirtin, vërtetësinë dhe thjeshtësinë.. jo për rraqet.
  9. Njerëzve që do, kundërshtoji, kurse me ata që duhet ti duash .. hesht.
  10. Asnjëherë mos ji kundërpergjigje e të ligës.
  11. Cdo gjë që thua të vij nga mendja dhe shpirti, jo nga interesat, egoizmat dhe inatet.. zëri që vjen nga shpirti.. kuptohet nga të gjithe.. edhe nga ata që nuk mendojnë si ty.
  12. Mos bëj kompromis për gjëra që të dëmtojnë thellësisht përbrenda, qofshin ato dhe jetike, Perëndia kurre nuk lë pa shpërblyer qëndrestarët e vetvetes; kur humbet veten .. s’te do askush, as ai për të cilin e ke humbur.
  13. Mos u mburr; edhe kur të mburrin të tjeret.. ul kokën dhe mendo që s’ke bërë asgjë, thjesht ke qenë vetja..
  14. Duaj më shumë të varfërit se të pasurit; aty është vlera dhe shpirti i madh (këtë e kam nga mami)
  15. Ku ka sherr kanë të dy palët faj.. ndaj qep gojën dhe ruaj dinjitetin.. asnjëherë mos ji pala tjetër.. sherri është përplasje emocionesh të liga.. jo meditimi dhe shpirt.. ul veten dhe nuk zgjidh problemin.
  16. Per cdo njeri mendo si për veten tënde.. si do ndjehet nga ajo që do i thuash ose bësh..
  17. Lexo dhe dëgjo cdo ditë dicka që nuk e ke ditur më parë..
  18. Rri me kë të të dojë shpirti pavarësisht gjykimeve të të tjerëve..
  19. Ndihmo këdo.. dhe kur ske mundësi thuaji një fjalë të mirë dhe jepi një mendje se cfarë mund të bëj..
  20. Shuaji sherret që ndodhin pranë teje, mos u hidh benzinë.. nëse nuk i shuan dot..dhe ata që po zihen i do.. mos ik.. rri aty në heshtje..
  21. Vishu si të do shpirti dhe rehati jo si është moda..
  22. Cka vesh jashtë kurrë nuk do jetë më e shtrenjtë se ajo që ke brenda..
  23. Mos bjer në sy, ul kokën dhe mos përla kembët kur ecën
  24. Shko të paktën një herë në muaj në varreza.. të parët e tu s’do zhgënjeheshin nga ty.. dhe fëmijët e tu do e kenë modelin..
  25. Asnjëherë mos ki frikë nga ndryshimi, dicka që të ka pëlqyer dhe vlerësuar dikur.. me heshtje mund t’a pozicionosh në sirtarët e kujtesës.
  26. Cdo gjë që dëgjon dhe sheh fute në strukturat e mendimit, ku dyshimi dhe ballafaqimi të jenë kirurgu dhe mendimi personal qepja.
  27. Në rast se të duhet të mendosh ndryshe nga paraardhësit e tu për epoka, personazhe dhe ngjarje.. beje si reflektim të brendshëm jo si gjakprishje e zhurmshme. Askush s’do të të besojë.
  28. Rri shpesh vetem, pi nje kafe, njē shetitje.. nje gote vere vetem ne shtepi.. jane terapia me e mire e perballjes dhe qetesise me veten.
Share: