Home Gjeo-Ekonomia Ambasadorja e SHBA:Do të ketë më shumë investime amerikane kur gjykatat të...

Ambasadorja e SHBA:Do të ketë më shumë investime amerikane kur gjykatat të jenë të pastra

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim në fjalën e saj në asamblenë e Dhomës Amerikane e Tregtisë theksoi se tregtia dypalëshe mes dy vendeve po rritet.

Kim theksoi se në Shqipëri do të ketë më shumë investime amerikane kur gjykatat të jenë të pastra. Ambasadorja tha se SHBA-të dhe Shqipëria duhet të përforcojnë edhe më shumë bashkëpunimin e tyre në botën e ekonomisë.

“Duam të forcojmë edhe më shumë marrëdhëniet. Tregtia jonë dypalëshe po rritet. Ju i dini edhe për projektet si Skafica, hidrocentralin aty… Që prej 24 shkurtit kur Rusia pushtoi Ukrainën e pamë edhe ndikimin që po sjellin në ekonomi dhe sektorin e energjisë. Ajo që po ndodh në Shqipëri mund të sjellë një kontribut domethënës si anëtar i NATO-s që Europa të çlirohet nga Rusia. Reformat po funksionojnë…Po tregohet se Shqipëria është e hapur ndaj biznesit. Shqipëria është një zë udhëheqës nga Këshilli i OKB. Investimet e SHBA në Shqipëri janë shumë më lart”, tha ajo, duke shtuar: “Diçka është duke ndodhur në ajër në Shqipëri. Do të ketë më shumë investime amerikane kur gjykatat të jenë të pastra Do të ketë më shumë investime kur rregullat për biznese amerikan janë të njëjtat që zbatohen për këdo tjetër”,-ambasadorja Kim./ Opinion.al

Share: