Nga Fabrizio BUCCI,
Ambasadori i Italisë në Shqipëri
Në vazhdën e samitit të fundit të NATO-s në Madrid i cili,qershorin e kaluar, risolli fuqishëm në vëmendje faktin se AleancaAtlantike ishte përtërirë dhe përforcuar që pas fillimit të konfliktit Rusi-Ukrainë (provë e kësaj është zgjerimi i nëntë që do të përfshijë Suedinë dhe Finlandën), le të përpiqemi të hedhim vështrimin tek një e shkuar jo fort e largët për Shqipërinë e vogël. Samiti i Strasburg-Këlnit i 4 prillit 2009 jo vetëm që kremtoi 60-vjetorin e Aleancës Atlantike, që lindi në Uashington disa vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, por me hyrjen e Kroacisë dhe të Shqipërisë e çoi në 28 numrin e vendeve anëtare, duke mbyllur raundin e gjashtë të zgjerimit, i cili u përmirësua më pas me një të shtatë në vitin 2017 (anëtarësimi i Malit të Zi) dhe një të tetë në vitin 2020 (anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut).
Hyrja e Shqipërisë në NATO shënoi një kthesë epokale dhe një ngjarje tejet simbolike jo vetëm për Shqipërinë dhe NATO-n, por edhe për vetë Italinë. Toka e Shqiponjave, në fakt, përveçse një nga vendet e para të Europës Juglindore që kishte paraqiturkandidaturën e saj për hyrjen në NATO, ishte shndërruar, në ekuilibrat gjeostrategjikë europianë, nga një element trazues i sigurisë në kontinent (siç kishte qenë në fund të viteve ‘90 pas kolapsit politiko-financiar) në një element stabilizues edhe jashtë kufijve europianë.
Historia e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe NATO-s nissaktësisht 30 vjet më parë, në vitin 1992: Toka e Shqiponjave, në fakt, ishte e para ndër vendet e bllokut komunist që shpalli publikisht dëshirën për t’u anëtarësuar në Aleancë, duke paraqitur kërkesën për pranim në Këshillin e Partneritetit të Atlantikut të Veriut. Procesi i aderimit të Shqipërisë mori një hov të ri në vitin 2003, pas dy ngjarjeve të rëndësishme: nga njëra anë, nënshkrimi i Kartës së Adriatikut midis tre vendeve kandidate për pranim (Kroacisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë) dhe SHBA-së (frymëzuar nga i ashtuquajturi Grupi Vilnius, i cili kishte mbështetur hyrjen në NATO të Republikave Baltike të ish-BRSS-së) dhe, nga ana tjetër, pjesëmarrja e Shqipërisë në misionin ISAF në Afganistan.
Në vitin 2008, me rastin e samitit të Bukureshtit, Shqipëria u ftua të niste negociatat për hyrjen në Aleancë dhe nënshkroi protokollet e anëtarësimit. Ndërkohë, bashkëpunimi me Italinë, Turqinë, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, u dha mundësiforcave shqiptare të aftësoheshin gjithnjë e më shumë për të vepruar në kontekste shumëkombëshe dhe të merrnin pjesë në misione në ndihmë të popullatave të prekura nga emergjencat dhe fatkeqësitë, edhe falë krijimit, në Tiranë, të një shtabi të NATO-s. Një vit më pas, samiti i Strasburg – Këlnit i 4 prillit 2009 sanksionoi zyrtarisht përfundimin e këtij procesi të gjatë.
Pranimi i Shqipërisë si anëtare e Aleancës në vitin 2009, përfaqësoi një sukses të rëndësishëm edhe për Italinë. Shqipëria është, në fakt, për shkak të afërsisë gjeografike dhe lidhjeve historiko-kulturore, një partnere e rëndësishme, lidhja e së cilës me Perëndimin përkon plotësisht me interesin strategjik kombëtaritalian.
Përvoja dhe njohuritë e fituara në stërvitje të ndryshme dhe manovra të përbashkëta shumëkombëshe, i kanë dhënë mundësi Shqipërisë të rritet në mënyrë të efektshme ndër vite për të arritur tërësinë e standardeve teknike dhe operacionale të kërkuara nga NATO. Së fundmi, në shtator 2022, në kuadër të një stërvitjeje të rëndësishme të quajtur “Biza-22”, Grup-Batalioni i Këmbësorisësë Lehtë (Light Enfantry Battalion Group), që i përket Batalionit të 2të të Këmbësorisë së Forcës Tokësore shqiptare – njësi operacionale që ishte certifikuar nga NATO në shtatorin e vitit2018 – u deklarua Combat Ready nga një ekip i NATO-s sipas kritereve CREVAL (Combat Readiness EVALuation).
Aktualisht, Forcat e Armatosura shqiptare numërojnë rreth 8 mijë efektivë dhe përbëhen kryesisht nga Forca Tokësore (që nuk ka as mjete të blinduara dhe as artileri), nga Forca Detare (e cila ka vetëm anije të patrullimit bregdetar) dhe nga Forca Ajrore (e cila, aktualisht, ka vetëm helikopterë të lehtë transporti dhe varet tërësisht nga NATO përsa i përket mbrojtjes ajrore: në aktivitetet eAir Policing Italia merr pjesë në vazhdimësi duke u alternuar me Greqinë).
Shqipëria, përkrahëse e një procesi kompleks të integrimit rajonal, është aktive në nisma të ndryshme bashkëpunimi për ruajtjen e sigurisë dhe zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta paqeruajtëse, duke vënë ngahera në dukje dëshirën për të forcuar marrëdhëniet me vendet e rajonit ballkanik. Në veçanti, në lidhje me Defence Cooperation Initiative (DECI), një nismë e udhëhequr nga Italia, me natyrë rajonale, që fokusohet në bashkëpunimin ndërmjet vendeve në zonën e Adriatikut dhe të Ballkanit (ku marrin pjesëShqipëria, Austria, Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia dhe Hungaria), kalimi i fundit i Shqipërisë nga statusi “vëzhgues” në “anëtar” ka sanksionuar hyrjen e saj përfundimtare, duke nënvizuar sot më shumë se kurrë përkatësinë e saj me vendosmëri, në vazhdën e zhvillimeve delikate gjeopolitike europiane. Shqipëria, që nga vitet ‘90, ka marrë pjesë në misione të ndryshme paqeruajtëse, si në kuadrin e NATO-s, OKB-së dhe BE-së: në shtator 1996, filloi misionin e parë në Bosnjë-Hercegovinë dhe, që prej asokohe, angazhimi i Shqipërisë jashtë kufirit është rritur, qoftë për nga numri i njerëzve që shërbejnë në këto misione, ashtu edhe tëzonave operative. Numri i lartë i personelit të angazhuar në këto misione nga viti 1994 dhe deri në vitin 2021 (gjithsej më shumë se tetë mijë vetë) përbën një rezultat të një rëndësie të konsiderueshme, ku spikat prania e fortë në KFOR në raport me popullsinë kombëtare, komanda e së cilës, në muajin tetor 2022, i është besuar sërish Italisë.
Në përfundim, zona e Adriatikut, nga një terren i mundshëm konfrontimi midis blloqeve kundërshtare (siç ka qenë prej gjysmë shekulli, me Italinë, Greqinë dhe Turqinë që vepronin si një mburojë anti-sovjetike) po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një vend bashkëpunimi dhe shtytjeje të përbashkët drejt sigurisë, duke arkivuar përfundimisht ato nxitje lokaliste dhe atë proces të shpërbërjes së dhunshme të rendit shtetëror, i cili në vitet ‘90 kishte çuar në kolapsin e ish-Jugosllavisë. Në këtë kontekst, inkuadrohet edhe ADRION, një nismë e rëndësishme për kohezionin ndërmjet vendeve të zonës Adriatiko-Joniane: “hapësira detare ku janë në lojë interesa gjeo-strategjike të rëndësishme dhe me peshë globale”. Me këto fjalë është shprehurMinistri i Mbrojtjes, Lorenzo Guerini, pikërisht një muaj më parë në Venecia, në hapjen e takimit ministror kushtuar temave të lidhura me këtë çështje. Kjo iniciativë, në nivelin më të lartë midis Italisë, Shqipërisë, Kroacisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Sllovenisë, përfaqëson një mjet politik dhe operacional shumëpalësh vendimtar për optimizimin e pranisë dhe aftësisë për të vepruar së bashku në këtë hapësirë rajonale europiane.
Tashmë është gjithnjë e më e dukshme se agresioni rus kundër Ukrainës do të sjellë me vete sfida që lidhen me sigurinë globale dhe mbi të gjitha me atë të furnizimit me energji, pasojat e të cilit do të ndihen sigurisht edhe në të gjithë pellgun e Mesdheut. Në vitet e ardhshme do të jetë e nevojshme të vazhdohet në rrugën e bashkëpunimit ushtarak rajonal që është ndërmarrë deri më tanime sukses, duke shkuar drejt mbrojtjes gjithnjë e më të madhe të objektivave të përbashkëta të sigurisë së BE-së dhe NATO-s. Në fakt, ka shumë sfida në këtë fushë, që nga mbrojtja kibernetike tek ajo nëndetare, një dimension i katërt për të cilin do të duhet të reflektohet dhe të veprohet menjëherë në mënyrë të plotë për të rritur aftësitë operacionale të nevojshme në përputhje dhe në respekt të përkatësisë së përbashkët si në Bashkimin Europian ashtu edhe në Aleancën Atlantike.
Fabrizio BUCCI
Ambasador i Italisë në Tiranë