“Beteja” mes Stadiumit dhe Panairit të librit.
Nga Artan Fuga
Kam disa ditë që mbrëmjeve kaloj te Stadiumi kombëtar për të vajtur te Pallati i Kongreseve ku organizohet Panairi i Librit! Ka qëlluar që dy herë të ketë pasur ndeshje futbolli kombëtarja shqiptare në stadium.
Kam parë shumë djem të rinj që shkojnë në stadium, blejnë qeleshe ballisti, flamuj, mbështillen me ngjyrat kombëtare, kuq ne zi, dhe i gëlltisin dyert e “elefantit” me noçke gjigande, stadium.
Kam parë edhe një lloj tjetër të rejash dhe të rinjsh që nxitimthi kalojnë andej pa hedhur sytë dhe futen në tempullin e dijes. Sytë te librat!
Fundja secili shkon ku të dojë!
Por, jam i sinqertë, nga brenda bërtas, në heshtje, lëreni tifozllikun këto ditë, mos mendoni se mbështjellë me flamur kombëtar, ashtu, nëpër shkallë stadiumesh i shërbeni kombit!
Nuk është veçse një argëtim i shkallës së fundit në planin kulturor. Na lë si turmë pa formë, pa tru, nëse edhe këto ditë që librat janë në shesh shfryjmë pasione kolektive në stadiume!
Në një anë masa që e gëlltit në errësirën e mbrëmjes me shi të lagësht “elefanti” stërmadh, me barkun gjigand, ku 22 burra i vërsulen “miqësisht” një topi të rrumbullakët, dhe nga ana tjetër individi i heshtur që në heshtje futet te tempulli i librit, kokëulur, nën drita vezulluese, kërkon kuptimin e jetës së tij, kërkon dije në një botë pasionesh kolektive, argëtimesh bazike, presionesh nga paraja, kotësia urbane.
Është dilema hamletiane : spektator apo lexues? Si ta kaloj jetën? I mbështjellë me flamur apo me faqe librash? Ulur në shkallë të ftohta apo në karrike biblioteke? Të thërras goooooool apo të rris mendimin, të fishkëllej apo të arsyetoj?
Patjetër, patjetër, secili ka prioritetet e veta, e zgjedh vetë si ta harxhojë jetën e tij!
Por, për këto pesë ditë mendoj në vetminë time ndërsa kaloj një garth policësh të sjellshëm për të kaluar nga stadiumi te Panairi i Librit !!!
M’u faneps: Po sikur këta të më ndalojnë të shkoj? Qesh me vete për skenën që krijova kot si haluçinacion në kokë. Të më rrahin me shkop: Pse kalon këtej? Aty në stadium rri! Buzëqesh me vete ndërsa dëgjoj : kaloni zotëri!
Libri dhe topi rivalizojnë mbrëmjeve dhe si për ta bërë krej skenë teatri, midis tyre gardhe policësh të sjellshëm, lagur në shi, kryejnë shërbimin ndarës!
Të fishkëllej apo të mendoj? !