Home KRYESORE Çfarë ndodhë nesër? Deklarata e fortë Roland Bejkos: Pse isha kundër bisedimeve...

Çfarë ndodhë nesër? Deklarata e fortë Roland Bejkos: Pse isha kundër bisedimeve me grupin e Berishës

Anëtari i Partisë Demokratike, Roland Bejko në një lidhje skype për emisionin “Open”, në News24 pohoi se ai ka qenë pjesë e kësaj partie para se Berishës t’i binte halli në kokë, duke kujtuar kështu non-gratat e këtij të fundit.

Bejko tha se ka qenë kundër bisedimeve me grupin e Berishës.

“Nesër mblidhet Kryesia e do vendoset çdo bëhet. Personalisht kam qenë kundër bisedimeve. Harrojnë që Berisha është ai që na ka ndarë. Me Belindin para disa muajsh ishim bashkë në të njëjtën llogore. Ai që bëhet arsye e humbjes së PD në zgjedhje nëse ndodh është Berisha. Duhet të hapë rrugët për të bashkuar PD dhe të krijonte një strategji për të marrë sa më shumë mbështetje nga qytetarët. Me statusin aktual të tij një gjë e tillë është e pamundur. Berisha kërkon të kthehemi tek ai e ta pranojmë si kryetar. Halli i tij është tjetër ndërsa i demokratëve është tjetër.”, tha Bejko.

360grade.al

Share: