Home Gjeo-Ekonomia Deklaratat e forta të Ramës, reagon zyra e Rishi Sunak

Deklaratat e forta të Ramës, reagon zyra e Rishi Sunak

Britania ka një marrëdhënie të fortë me Shqipërinë dhe është mirënjohëse për punën që bën për të trajtuar trafikantët e njerëzve, tha të enjten një zëdhënëse e kryeministrit britanik, Rishi Sunak, pas deklaratave të forta të kryeministri Edi Rama.

Rama kritikoi komentet nënçmuese të ministrave britanikë për rritjen e numrit të azilkërkuesve shqiptarë, duke thënë se Britania po shënjestronte  shqiptarët “si shkak i krimit në Britani dhe problemeve kufitare”.

“Ne kemi një marrëdhënie të fortë me partnerët tanë shqiptarë. Ne jemi mirënjohës për bashkëpunimin e qeverisë shqiptare dhe mbetemi plotësisht të përkushtuar për të punuar së bashku me ta”, u tha zëdhënësja gazetarëve.

“Ne duam të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi me partnerët ndërkombëtarë për të thyer modelin e biznesit të trafikanëtëve të njerëzve dhe i jemi mirënjohës Shqipërisë për punën e tyre me ne për këtë“, shtoi ajo.

Top Channel

Share: