Deputetet italiane do të mund të ushqejnë me gji fëmijët e tyre në sallën e Kuvendit , vendosi komisioni përgjegjës për rregullimin e organit.
Komiteti sqaroi se ushqyerja me gji do të lejohet derisa foshnjat të mbushin vitin e parë të jetës dhe do të bëhet në vende të projektuara posaçërisht, në rreshtin e fundit dhe më të lartë të sallës.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e komentoi pozitivisht vendimin dhe nënvizoi:
“Është një shenjë e rëndësishme e vëmendjes ndaj mëmësisë, fëmijëve dhe familjes. Një hap përpara në rrugën e bashkëjetesës së jetës profesionale dhe personale”, tha ajo lidhur me këtë.
360grade.al