Home KRYESORE Dështimi i negociatave brenda PD-së/Paloka: Nuk vendosëm asnjë kusht përveç primareve

Dështimi i negociatave brenda PD-së/Paloka: Nuk vendosëm asnjë kusht përveç primareve

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një prononcim për mediat këtë të martë ka reaguar pas deklaratave të Enkelejd Alibeajt se shkak i dështimit të negociatave për të dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhjet e 14 majit 2023 ka qenë miratimi i statutit të 11 dhjetorit.

Paloka tha se nuk kanë vendosur asnjë kusht përveç primareve.

Theksohej një strukturë jashtë strukturash me anëtarë të barabartë e të vendoste me votë unanime. Nëse njëri thoshte jo procesi binte poshtë. Veto që kërkohet jo kur ke vullnet për të bashkëpunuar por që ditën e parë mendon si ta bllokosh. E kuptoj kur kjo i kërkohet Ramës, por brenda partisë tënde ku supozohet që ke hyrë me vullnet. Kam biseduar dje me zotin Bardhi në Parlament  e i kam thënë këto që po ju them ju. Pse të vëmë grepa e të vendosim ngërçe. Nëse nuk duam të bashkëpunojmë nuk kemi pse bisedojmë fare nuk kemi pse vëmë kushte. Ne veç primareve nuk kemi vënë asnjë kusht”, tha Paloka./Opinion.al

Share: