Më në fund, u finalizua puna e disa viteve, që nisi si një sfidë, si një thirrje e brendshme.
Nuk e kisha menduar që ky rrugëtim do ishte i mbushur me kaq dyshime, me kaq lodhje, por dhe plot emocione.
Dua të falenderoj të gjithë ata që ishin pjesë e kësaj udhe, me mbështetjen e tyre, me kritikën e tyre, me durimin për të më dëgjuar dhe diskutuar për çdo detaj, duke më bërë të punoj me ngulm, për të dhënë më të mirën e mundshme.
Veçanërisht Thanas Medin, mikun tim, i cili ishte i pari që besoi tek unë dhe më inkurajoi ta çoj deri në fund, duke lënë edhe fjalën e tij në këtë libër, si një ogur të mbarë.
Bujar Alimanin, për fjalën e tij kaq njerëzore dhe profesionale, e cila hap siparin e këtij romani si një parathënie krejt e veçantë. Një shkrim që ka depertuar në çdo skutë dhe detaj, me një mprehtësi që as vetë nuk do mundesha ta përcillja kaq thelbësisht.
Agron Shele, për gjithë mbështetjen dhe përkushtimin e tij, që nga ngjizja e këtij romani. Duke më dhënë pa u kursyer gjithë përvojën dhe profesionalizmin e vet, përtej dashamirësisë dhe miqësisë që na lidh.
Alisa Velaj, për mendimin e saj pikantë, që e shoqëron këtë libër. Për gjithë mbështetjen e pakursyer dhe diskutimet padorashka, siç di vetëm ajo.
Arben Llacin, për gjithë përkushtimin e tij profesional në redaktimin e këtij romani, duke më dhuruar një eksperiencë të vyer gjatë gjithë procesit.
Një falenderim të veçantë kam për Erina Çokun, Gëzim Zilja, Ervin Nezha, Klelios Çika, Eduart Gjino, Rudi Erebara, Anastasia Kamberin, të cilët ishin lexuesit e parë dhe nuk u lodhën me mua, duke diskutuar, duke u grindur, duke më ndihmuar të kuptoj më mirë se të shkruash prozë është një punë, ku nuk mjafton vetëm frymëzimi dhe talenti.
Falenderoj stafin e shtëpisë botuese “Albas”, Artemisën, Evën, Semin dhe padiskutim Dritonin dhe Ritën, që nuk u mërzitën asnjëherë me “tekat” e mia.
Dhe në fund, por më i rëndësishmi, falenderoj atë që bëri të mundur këtë botim ❤️❤️.
Ju falenderoj nga zemra! Ndihem e privilegjuar dhe me fat, që pata mundësinë të bashkëpunoj me secilin prej jush!
Uroj t’ia kem dalë…! 🙏🙏