Marrë nga faqja në FB e Nora Malaj
Nuk e di perse sonte nuk me ze gjumi . Ora është 04 e mengjesit e nuk kam pike gjumi ne sy . Per ju si puna ime dhe per ata që do te zgjohen ne mengjes po ndaj me ju kete leter brilante . Lexojeni me kersheri.
Kujdes prindër , marrdhenia me femijtë është me e veshtira ! ❤️❤️❤️
*Mos më jepni gjithçka që kerkoj. Ndonjëherë unë thjesht kërkoj të zbuloj se sa mund ta marr.
*Mos bërtitni. Unë ju respektoj më pak kur e bëni këtë; mësoj të bëj edhe unë keshtu,dhe une nuk e dua kete gje.
*Mbani premtimet tuaja, të mira apo të këqija. Nëse premtoni mbajeni dhe jo nese nuk e meritoj dhe ne kete menyre me “denoni “.
*Mos më krahaso me askënd.
Veçanërisht me vëllanë ose motrën time; nëse më bën të dukem më mirë se të tjerët, dikush do të vuajë;
nëse më bën të dukem më keq se të tjerët, do të vuaj une.
*Mos e ndryshoni mendjen tuaj aq shpesh. Vendosni dhe mbani vendimet që keni thene.
*Më lejoni të rritem. Besoni ne aftësitë e mia. Nëse ti bën gjithçka në vendin tim, nuk do të mësoj kurrë.
*Mos gënjeni në praninë time. Nuk më pëlqen kjo! Jo edhe nëse më kërkon të të them nje genjeshter në vendin tënd, as per te me dhene “një dorë”. Kjo më bën të ndihem keq dhe të humbas besimin në gjithçka që thua.
*Kur unë gaboj mos kërkoni që të tregoj pse. Ndonjëherë unë as nuk e di.
*Kur ti gabon, pranoje. Kjo do të rrisë respektin tim për ju dhe ju do të më mësoj të pranoj gabimin.
*Më trajtoni me të njëjtën mirësi dhe spontanitet me të cilin i trajtoni miqtë tuaj; të qenit prind nuk do të thotë të mos jemi miq.
*Bëhu shembull im. Mos më kërkoni të bëj gjëra që ju nuk i bëni. Do të mësoj të bëj gjithnjë gjërat që bëni edhe nëse nuk e thoni atë; Unë kurrë nuk do të bëj atë që ju thoni dhe nuk e bëni.
*Më kushtoni kohën tuaj. Kur dua të ndaj një shqetësim me ju, mos më thoni “Nuk kam kohë për gjëra të tilla, ose “nuk ka rëndësi, jane gjëra fëminore”.
- Mundohuni të me kuptoni dhe të më ndihmoni.
Më duaj dhe ma thuaj kete. Më pëlqen ta dëgjoj, edhe nëse nuk besoni se është e nevojshme ta bëni.