Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, Sandër Kovaçi, në një deklaratë për mediat këtë të hënë deklaroi se protestat do të vazhdojnë në të gjitha format demokratike, por duke pezulluar përkohësisht bojkotin e procesit mësimor.
Ndër të tjera ai njoftoi protestën kombëtare të radhës.
“Protesta universitare kombëtare e radhës do të jetë nesër, në orën 11:00, para Korpusit”, shtoi Kovaçi.
I pyetur nga gazetarët ai tha se nuk bëhet fjalë për tërheqje ndërsa foli edhe për presione ndaj një pjese të punonjësve që do të hynin në grevë urie.
“Pati presion të jashtëzakonshëm ndaj një pjese të punonjësve që do të hynin në grevë urie, ndërsa një pjesë e profesoratit është e mendimit që nuk është momenti për të realizuar këtë akt final”-tha Kovaçi./opinion.al