Home KRYESORE PD futet e ndarë më 14 maj, Alibeaj: Po organizohemi të futemi...

PD futet e ndarë më 14 maj, Alibeaj: Po organizohemi të futemi në zgjedhje, nuk shkon “hajde më njih mua”!

Pas mbledhjes me anëtaret e Kryesisë së PD që zgjati tre orë, Enkelejd Alibeaj ka konfirmuar edhe njëherë përçarjen e PD në zgjedhjet vendore të 14, majit e cila do të garojë e ndarë.

Në një deklaratë për mediat, Alibeaj tha se vazhdon të mbështesë idenë e një kandidati të përbashkët dhe fitues, por duhet të ishte arrirë konsensusi në vend se të vendoseshin kushte.

“Nuk ka hajde më njih mua”- tha Alibeaj duke nënkuptuar se deputetët e rreshtuar krah tij nuk mund të njohin Berishën si kryetar. Në mbledhje, Alibeaj tha se u diskutua organizimi për zgjedhjet e 14-majit dhe diskutimet do të pasohen në një tjetër mbledhje të premten.

Mbledhja sot zgjati tre orë. U bë kohë që nuk ishte mbledhur kryesia PD për shkak të angazhimeve dhe diskutimeve që patëm me palëtn tjetër. Ishte mbledhje informuese. Kryesia mbajti qëndrim unanim dhe mbështetës, por tashmë do ecim me organizimin në funksion me zgjedhjet lokale. Të premten do kemi një tjetër mbledhje në funksion të angazhimit për zgjedhje lokale.

Kam qenë i parë që kam mbështetur atë që bën burrat e mençur të Mirditës. Qëndrimi ynë i mbështetur nga kryesia, e mori frymëzimin nga përfaqësuesit tanë në Mirditë. Ne kemi qenë për një kandidat fitues, të demokratëve. Ne do duhet të shkojmë në zgjedhjet lokale për të fituar. Ata për çështjet konkrete të tyre të mund të turbullohen nga ndarja ktu lart. 

Ne kemi mbajtur qëndrim të thjeshtë të mos ripërsëritet 6 marsi. 1 kandidat fitues, i cili të bëjë bashkë demokratët, edhe pjesën tjetër. Është e rëndësishme që duhet të gjejmë kandidatë që janë shëmbëlltyrë e publikut, edhe atyre që nuk votuan në 6 mars. Kjo nuk bëhet në mënyrë të njëashme. 50% e pikëve nga primaret dhe 50% nga sondazhet, do ishte mekanizëm që do i kënaqte të gjithë. “Hajde ti më njih mua” nuk shkon! Ne duhet tu shërbejmë demokratëve, të përballemi me të keqen më të madhe që është ky regjim. Këto kushte janë dhe qëndrojnë.

Kemi dhënë formulë zgjidhjeje për të gjetur një kandidat unik për demokratët, që të jetë fitues. Çdo zgjidhje e një anshme, është e papranueshme! Ne duhet t’i shërbejmë demokratëve. PD do futet në zgjedhje. Formula është e vlefshme dhe do duhet ta gjejnë me logjikë. Kushdo duhet ta përqafojë, kjo është shpresa ime. Nuk fitohet me matemakitë, por me moral”- tha Alibeaj.

Takimi vjen një ditë pasi dështuan negociatat mes dy grupeve të PD, atij të Berishës dhe Alibeajt për tu future me një kandidat të vetëm në zgjedhjet vendore. Grupi i Alibeaj deklaroi se negociatat dështuan pasi pala tjetër kërkoi që të njihej statuti i dhjetorit, ndërsa negociatori I grupit të Berishës, Paloka tha se nuk ishte kusht njohja e Berishës kryetar. Ky i fundit madje se kush prek flamurin e PD i ka bërë llogaritë gabim.

Top Channel

Share: