Home Gjeo-Ekonomia Porti i Durrësit, Kur dëgjon cdo gjë por jo fjalën studim Fisibiliteti!

Porti i Durrësit, Kur dëgjon cdo gjë por jo fjalën studim Fisibiliteti!

Nga Irena Beqiraj

Pika 9 VKM nr 1030, e vitit 2015 thote ” Çdo investitor, i cili kërkon pjesëmarrjen shtetërore në një investim strategjik, përveç dokumentacionit, për përfshirjen në procedurat administrative të investimeve strategjike dhe atë mbi garancitë financiare, duhet të paraqesë pranë Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të
Investimeve edhe dokumentacionin e mëposhtëm:

a) Planin e plotë të biznesit, në të cilin përcaktohen edhe detyrimet përkatëse të propozuara në ngarkim të investitorit strategjik e të shtetit, si dhe kostot përkatëse;

b) Studimin e plotë të fizibilitetit, i cili përfshin në mënyrë të detajuar analizën dhe vlerësimin
teknik, ekonomik dhe tregtar të projektit, si dhe provon se projekti është i përshtatshëm, i
nevojshëm dhe i realizueshëm………

Tek projekti i portit të Durresit kam dëgjuar, cdo fjalë të mundëshme , kam dëgjuar që ka një plan biznesi , por nuk kam dëgjuar kurrë te flitet për studimi fisibiliteti. A ka studim fisibiliteti?

Me endje dëgjova dje shumë analistë të cilët thonin që nuk ka nevojë për prokurim për projektin e Portit te durrësit sepse është investim Strategjik . Natyra e projektit të portit të Durrësit është e përzjerë pra është investim strategjik edhe e drejtë koncesionare për ndërtimin edhe operimin e portit te jahteve . Edhe ligji i investimeve strategjike është i qartë për këtë. Në nenin 17 ai thotë :

“Kur legjislacioni në fuqi parashikon zhvillimin e procedurave konkurruese/tenderuese/koncesionare vetëm pas përzgjedhjes së subjektit fitues të garës dhe nëse projekti i propozuar përmbush kërkesat e këtij ligji, Agjencia, në bashkëpunim me institucionet/entet përgjegjëse për investimin strategjik, sipas fushave të përgjegjësisë, vlerëson projektin e propozuar dhe i propozon Komitetit të Investimeve Strategjike miratimin e statusit “Investim / investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë”.

Jo vetëm që duhej procedurë konkuruese por ajo sërisht do të kryhej mbi bazën e një studimi fisibiliteti .

Pra fjala kyce, hapi i parë për një vendimarrje të drejtë edhe te arsyetuar esjte studimi fisibilitetit , i cili duhet te tregonte që ky projekt është së pari “I NEVOJSHEM”për ekonominë.

Si qytetar i thjeshtë edhe si ekonomiste ju lutem një jepni studimin e fisibilitetit.

Share: