Home KRYESORE Primaret/ Mbyllet sot procesi për Tiranën dhe Elbasanin, shtyhet afati për Durrësin

Primaret/ Mbyllet sot procesi për Tiranën dhe Elbasanin, shtyhet afati për Durrësin

Në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme përfundon afati për depozitimin e kandidaturave për primaret për kandidat për kryetar bashkie në qytetin e Tiranës dhe të Elbasanit.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike thotë se pas orës 20.00, degët e Tiranës dhe Elbasanit do të depozitojnë fizikisht pranë këtij komisioni, informacionin për kandidaturat e propozuara në degët përkatëse së bashku me dokumentacionin e dorëzuar prej tyre.

Ndërkohë, të hënën do të bëhet publike lista e kandidatëve që kanë shprehur interes për këto dy bashki.

Sakaq, procesi për marrjen e propozimeve dhe vetëkandidimeve për primaret e Partisë Demokratike në degën Durrës, do të shtyhet deri më 8 nëntor.

Kujtojmë se, për Bashkinë e Tiranës kanë shpallur kandidaturën Belind Këlliçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Adriana Kalaja.

Share: