Home Gjeo-Ekonomia SHBA inkurajon privatisht Ukrainën që të jetë e hapur për bisedime me...

SHBA inkurajon privatisht Ukrainën që të jetë e hapur për bisedime me Rusinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke inkurajuar privatisht Ukrainën që të japë sinjale se është e hapur për të negociuar me Rusinë.

Sipas “Washington Post” , departamenti amerikan i Shtetit, ka thënë se Moska është duke e përshkallëzuar luftën dhe nuk është serioze në angazhim për bisedime të paqes.

Burime për të përditshmen amerikane, kanë thënë se kërkesa e zyrtarëve amerikanë nuk synon që ta shtyjë Ukrainën në tavolinën negociuese, mirëpo është përpjekje që Kievi të ruajë mbështetjen e kombeve tjera.

Zyrtarët amerikanë dhe ata ukrainas e kanë pranuar se qëndrimi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të mos pranuar negociata me presidentin rus, Vladimir Putin, ka rritur shqetësimet në disa pjesë të Evropës, Afrikës dhe Amerikës Latine, pasi lufta është duke ndikuar në rritje të çmimeve të ushqimit dhe gazit./Opinion.al

Share: