Home Gjeo-Ekonomia “Shqipëria si BE, s’do jepet azil”/ Plani me dhjetë pika i Londrës,...

“Shqipëria si BE, s’do jepet azil”/ Plani me dhjetë pika i Londrës, për t’i dhënë fund krizës së emigracionit

Ka shkuar në afro 41 mijë numri i emigrantëve që kanë mbërritur gjatë këtij viti në Britani, ku vetëm të shtunën, edhe për shkak të motit më të qëndrueshëm në La Mansh, por edhe paaftësisë së rojeve kufitare franceze, 22 gomone kanë sjellë në brigjet angleze, 972 emigrantë të rinj, të parët për muajin nëntor, sipas burimeve qeveritare britanike.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes mes të ardhurve të kësaj fundjave ka burra, gra dhe fëmijë. Këto kalime vijnë në kohën kur Ministri i Emigracionit Robert Jenrick, ka folur në një interviste dhënë The Sunday Telegragh, për në plan prej dhjetë pikësh, për t’i dhënë fund krizës më të thellë të emigracionit dhe më të mediatizuarës në dekadat e fundit, ku në qendër të saj janë vënë më shumë shqiptarët.

Sipas tij, kalimi drejt ofrimit të strehimit më bazik për të ardhurit është i domosdoshëm për të hequr atë “faktor tërheqës” të atyre që vijnë në Britani me gomone, pasi zemërgjerësia e vendit ndaj refugjateve po abuzohet.

Ka një mungesë kronike për dhoma hotelesh dhe vendbanimesh për emigrantët ilegal, ku ka pasur raste që emigrantët janë vendosur në dhoma që kushtojnë 200 sterlina apo janë bërë pronontime në bllok nëpër hotele me një kosto të lartë.

Por këto dhoma nuk janë kërkuar nga emigrantet, por kanë qenë autoritetet vendase që i kanë strehuar në disa raste edhe në kështjella apo vila tejet lluksoze, me një koso financiare të lartë për taksapaguesit britanik, duke çuar në spekulime dhe akuza për korrupsion.

Fenomeni që Ministri e quan “Hotel Britain”, duhet të marrë fund dhe të zëvendësohet me një sistem strehimi më funksional.

Në planin dhjetë pikësh sipas medias po shqyrtohet edhe opsioni i trajtimit të Shqipërisë si vend i BE-së që nënkupton se emigrantët shqiptarë nuk do u lejohet të kërkonin azil në Britani.

Por mbetet e paqarte nëse shtetasit e saj për rrjedhojë do përfitonin nga lëvizja njësoj si shtetasit e BE-se e shqiptareve, drejt Britanisë nëse do trajtohej shteti i tyre si vend i BE-se.

Po ashtu po kërkohet të rishikohet Ligji për Skllavërinë Moderne i shkruar në kohën e kryeministres Theresa May, ligj që është përdorur nga emigrantët shqiptarë për zgjatjen e kohës së qëndrimit dhe shqyrtimit të kërkesave të tyre të azilit.

Nuk dihet ende se kur dhe çfarë forme përfundimtare do ketë plani britanik anti-emigracion që po hartohet.

Top Channel

Share: