Home KRYESORE U dënua për ndërtim pa leje, Ahmeti:Në 40 orët për interes publik...

U dënua për ndërtim pa leje, Ahmeti:Në 40 orët për interes publik do jap leksione publike

Poetja Mimoza Ahmeti ka reaguar për herë të parë lidhur me dënimin e saj për “ndërtim pa leje” në Petrelë.

E ftuar në Top Channel ajo deklaroi se kryerjen e 40 orëve për interes publik do t’i realizojë dukë dhënë leksione publike.

“Bota bëhet shumë e bukur kur gjerat merren thjesht. Unë nuk i kam ndjekur këto portalet por dikush më tha se ishte bërë e madhe. Në fakt kam për të dhënë disa leksione publike”-u shpreh poetja.

Artistja shprehu dëshirën e saj që pronën që kishte pësuar dëmtime nga tërmeti ajo ta rindërtonte për të ndërtuar një galeri dhe një shkollë arti.

Ajo u shpreh se shpreson që Komuniteti i Petrelës do ta ndihmojë për të vënë në jetë planin e saj dhe thumboi sistemin e drejtësisë duke e quajtur përzierje të  supermacisë me demokracinë.

Share: