Home Gjeo-Ekonomia Ultimatumi i pedagogëve, Rama: Grevë urie për rritje rrogash bëjnë njerëz pa...

Ultimatumi i pedagogëve, Rama: Grevë urie për rritje rrogash bëjnë njerëz pa fe e pa atdhe

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e pedagogëve dhe deklaratën e kreut të sindikatës,  Sandër Kovaçi se ditën e nesërme pas orës 16:00 nëse nuk ka reagim nga qeveria  pedagogët do të nisinin grevën e urisë.

Në një postim në rrjetet sociale, teksa e cilëson Kovaçin “SHIK-si i “non gratës” kreu i qeverisë thotë se grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëzit që nuk i shërbejnë Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“SHIK-si i “non gratës” paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve! Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë”, shkroi Rama.

Një ditë më parë, pedagogët gjatë një proteste u shprehën se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, do të nisin grevë urie të mërkurën, më 2 Nëntor.

Share: