Home Gjeo-Ekonomia VERBËSIA E NACIONALIZMIT!

VERBËSIA E NACIONALIZMIT!

Nga Fahri Musliu

Verbësia e nacionalizmit rregullisht prodhon efekte të kundërta nga ato të proklamuarat. Kombet nuk forcohen, veçse dobësohen. Pjesëtarë të kombit nuk ka më shumë, veç më pakë. Kohezioni brenda kombit nuk është më i madh, veç më i vogël për shkak të rritjes së pabarazisë sociale dhe hendekut politik (polarizimit të skajshem) që krijohen brenda shteteve.

Territoret nuk po zgjërohen, veç po zvoglohen në lojën: ose “krejt ose hiq” . Edhe përkundër gjithë kësaj – NACIONALIZMI KAPILAR – miratimi i heshtur se krejt çka mundet të “pastrohet” nga tjerët dhe të përvetsohet, po bëhet pjesë e matrices kulturore e cila rrallë sillet në dyshim…

Privatizimet plaçkitëse janë pasojë logjike e shndërrimit të pronës publike në atë private, në mungesë të sundimit të drejtësisë dhe ligjit. Emigrimi dhe pakësimi i numrit të populates, në shtetet e dalura nga sistemi monist apo sapokrijuar (Kosova…), është pasojë logjike e luftërave e privatizimeve plaçkitëse, e uzurpimeve të pushtetit nga kastat injorante dhe kleptokrate.

Lindja e numrit më të vogël të fëmijëve është pasojë e pasigurisë dhe e diferencave tepër të mëdha sociale që u krijuan me luftëra dhe politikë neoliberale.

Pra gjithçka që është e përbashkët duhet shndërruar në private, e krejt çka ka qenë “e jona”- në timën. E është menduar edhe një formë tjetër plaçkitëse “partneriteti publiko – privat” ku përfitues është privati në dëm të publikës.

Si edhe çdo sistem aurtoritar, edhe nacionalizmi “i hanë fëmijët e vet.” Fëmijë jemi të gjithë ne, edhe do të ishte mirë që këtë ta shohim para se efektet e tij të bëhen edhe më dramatike?!
(F.M)

Share: