Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, në një konferencë për mediat me kancelarin gjerman Scholz dhe Kryeministrin Edi Rama konfirmoi mbështetjen e KE për Ballkanin Perëndimor për krizën energjetike.
Von Der Leyen gjatë fjalës së saj tha se KE do japë një paketë mbështetëse prej 1 miliardë euro në grante të ndarë me dy pjesë për Ballkanin Perëndimor.
“Kriza e peshembullt kërkon veprime e hapa të pashembullt. Deklaroj se KE do japë një paketë të konsiderueshme mbështetëse për energjinë për Ballkanin Perëndimor 1 miliardë euro në grante me dy pjesë. Pjesa e parë 500 milionë euro si mbështetje e menjëhershme financiare për 6 vendet e BP, për ti vënë ato në pozitë që në afat shumë të shkurtër të mbështesin familjet e bizneset në nevojë. Kjo do miratohet në dhjetor e do vihet në janar në dispozicion. Pjesa e dytë 500 milionë euro në grante do u kushtohet investimeve në infrastrukturën e energjisë, në gaz dhe ndërlidhës të energjisë elektrike për të pasur një rrjet të përbashkët ndërlidhje në rajon me BE”-tha Von der Leyen.