Home KRYESORE ZYRTARE- Ilir Alimehmeti prezanton kandidaturën për Primaret

ZYRTARE- Ilir Alimehmeti prezanton kandidaturën për Primaret

Sot, në orën 11.00, mjeku Ilir Alimehmeti do të prezantojë zyrtarisht kandidaturën e tij për të marrë pjesë në Primare. Zyra e shtypit të Partisë Demokratike ka bërë me dije se sot mjeku do të japë deklaratën e parë dhe do të prezantojë planin e tij për demokratët dhe jo vetëm. Ndërkohë që përballë, fillimisht në garën e Primareve, do të ketë ish-kreun e FRPD-së, Belind Këlliçi dhe ish-nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Gerd Bogdanin. Megjithatë procesi ende nuk është mbyllur dhe nuk dihet nëse për Tiranën do të ketë një garues të katërt.

Dje, me kode, Alimehmeti i paralajmëroi vetë garimin, por sot kandidatura e tij u zyrtarizua dhe nga Partia Demokratike, për më tepër që sot mjeku del për herë të parë nga selia blu.

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë shkojnë bashkë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Marrëveshja e kthyer në një “kontratë” bashkëpunimi elektoral mes dy partive u firmos nga dy kryetarët Sali Berisha dhe Ilir Meta. Belind Këlliçi dhe Gert Bogdani janë dy kandidaturat e para nga Partia Demokratike që kanë finalizuar kandidimin për primaret. Deri më tani janë lakuar edhe emra të tjerë për Tiranën si aktori Julian Deda që është njëkohësisht anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

360grade.al

Share: