Home Gjeo-Ekonomia ​Fotot/ Simboli “Z” famëkeq rus, përveç Ukrainës kërcënon edhe Kosovën

​Fotot/ Simboli “Z” famëkeq rus, përveç Ukrainës kërcënon edhe Kosovën

Hulumtuesja amerikane, Ivana Stradner ka shpërndarë në Twitter simbolet e agresionit rus në Ukrainë, por kësaj radhe prekin edhe Kosovën.

Në foto duket simboli “Z” në hartën e Kosovës.

“Me sa duket, shenja “Z” nuk është më e lidhur vetëm me agresionin rus në Ukrainë. “Telegram” rus tani promovon një slogan të ri “Z për Kosovën”, shkruan ajo.Tensionet në veri të Republikës së Kosovës janë shtuar që prej vendosjes së barrikadave nga serbët e veriut.

Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se ka njerëz të armatosur.

Në anën tjetër, grupe të ekstremit të djathtë serb, të lidhur ngushtë me Federatën e Rusisë, nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina, kanë deklaruar se do të shkojnë në Jarinje për të “çliruar” Jarinjën.

Ndaj këtij simboli ka reaguar edhe eksperti i sigurisë, Agim Musliu.

“Rusia dhe Serbia janë “nëna dhe bija”. Simbolet e agresionit rus ne Ukrainë, me simbole shtesë edhe për Kosovën. Në veri, ka prezencë ruse këto ditë. Ajo po shtohet në përditë. Edhe të armatosur, struktura paramilitare. Të kontrolluara nga kreu i Serbisë, krimineli Vuçiç. Aleati më i madh i Putinit dhe seherbazi qe e ka vënë një pjesë të Evropës në gjumë. Evropa shpesh ka qenë e tillë. Megjithatë, gjumin ua kemi prish shpesh”, ka shkruar ai.FOTO GALERI1/4

Top Channel

Share: