Home KRYESORE Big Brother dhe banaliteti i se keqes!

Big Brother dhe banaliteti i se keqes!

Nga Fabian Zhilla

Nje nder isot polifonike me te njohura gjate komunizmit ishte ajo me titull “Rrofsh sa mosha e kesaj toke”, kenduar nga Grupi i Bences me rastin e ditelindjes se diktatorit ne vitin 1983.

Sot ne youtube ka mbi 3 milione shikime dhe mbi 1.300 komente. Mbi 80% e komenteve jane pozitive dhe disa madje me shprehje te tilla si “na rrenqethet mishi”.

Big Brother

Kaloje prane nje dyqani digitalb dhe shoh qe hynin e dilnin njerez te moshes se pensionit. Filloje Big Brother!

George Orwell nepermjet ‘Fermes se Kafsheve’ na shpjegon funksioninin e nje shoqerie nen totalitarizmin e nje strukture qeverisese e cila zhduk lirine dhe denatyralizon individin. Dhe ate e ben nepermjet frikes dhe survejimit. Indivilualiteti zhduket dhe shoqeria identifikohet vetem me diktatorin. Ky i fundit arrin deri ne kufijte e Zotit. Diktatori dinte dhe degjonte gjithcka.

Hannah Arendt nga ana tjeter shpjegon sesa e rrezikshme eshte per nje shoqeri qe ta banalizoj dhe relativizoj te keqen. Sipas saj, kjo e zhvishte njeriun nga koshienca e tij dhe ai gradualisht kthehej ne nje makineri vrasese duke e konsideruar krimin si dicka krejt legjitime. Dhe si shembull merrte eliten naziste.

Big brother sot eshte nje format ku njerezit pretendojne se ushtrojne lirine e tyre dhe ne kushtet e izolimit dhe presionit psikologjik ata sforcohen duke ju ofruar publikut te varfer kulturalisht nje forme ‘thashethemi’ televizv per te shtyre kohen.

Duke qene se varferia kulturore ka sjell dhe uljen e pritshmerive, sot dhe artistet po zbresin nga teatrot dhe operat ne Big Brother. Pra po shkojme drejt nje banalizimi te keq kultures dhe artit por dhe te legjitimitetit te survejimit.

Big Brother dje dhe sot

Nuk eshte cudi qe ky program te ndiqet ne shumice te konsiderueshme nga mosha e pensionit packa se ’banoret’ jane teresisht te moshave dhe nje kulture tjeter.

Edhe une si Ben Blushi po ngre nje pyetje interesante se si ka mundesi qe kjo moshe ta pelqeje dhe frekuentoje kete program kaq masivisht?

Kam vetem nje shpjegim. Ky program i argeton sepse ju ben te shijojne kulturen e survejimit, e cila edhe pse e dhimbshme atehere, duke e qene e ashper dhe e gjate arriti qa te institucionalizohej.

Shoqeria jone nuk dinte te jetonte pa Big brother, nuk dinte te jetonte jashte diktatures, nuk dinte te jetonte ne liri. Sado e shemtuar diktatura ajo ishte e vetmja menyre jetese.

Pra Big Brother sot eshte nje kthim ne kohe i banalizuar ne versionin modern plot drita, te rinj dhe te reja me plot ngjarje te cilat e bejne kete mini survejim te duket e bukur sikurse diktatura qe i kendonim dje. Sic e thote dhe kenga:

….
Emri yt gëzim lirie
lule në çdo buzë fëmije.
Shqipërisë fjala jote,
ushtrim dhe flamur epoke.
ju bë dritë si ëndërronte
rrofsh sa mosha e kësaj toke.
Shkon urimi goja gojës
shëndet trimi Enver Hoxhës,
se të vertetës së kohës
i dhe krahët e Shqiponjës. …

Share: