Ministres Olta Xhaçka e ka përgëzuar qeverinë e Kosovës për aplikimin zyrtarisht për statusin e vendit kandidat për në BE.
“Urime Kosovës për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shqipëria do ta mbështesë dhe ndihmojë Kosovën në çdo hap të këtij procesi. Vendi i Kosovës është në BE ashtu siç edhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, ishin fjalët e ministres.
Më herët, president presidenti Bajram Begaj i bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare që ta mbështesin aplikimin e Kosovës, “në mbështetje të një vendi e një populli me vokacion të qartë evropian dhe euro-atlantik”.