Home Gjeo-Ekonomia Dy fjale per Katar 2022! Po cfare tregoi ky boteror?

Dy fjale per Katar 2022! Po cfare tregoi ky boteror?

Nga Ilir Hoxholli


Ky boteror dimeror nuk e ndjeu fare dimrin edhe pse u luajt ne nje vend te nxehte. U nis me lajme qe nuk kishin lidhje me futbollin, ndalohet kjo, ndalohet ajo, nuk ka kete, por e gjitha nje tymnaje.

Katari shpalosi nje mikpritje, kudo dhurata per ndeshjet e para, askund e pare ne vende te tjera. Mikpritje si popull dhe ne te gjitha videot qe vinin vetem pershtypjet me te mira. E te mendosh qe qellimin me te bukur futbolli e arriti, te shkembejme kultura dhe tradita, te njihemi me njeri tjetrin e per te jetuar ne paqe.

Organizim perfekt nje bukuri qe pervec nje futbolli te bukur edhe spektakel ne organizim si nje hapje olimpike ku ishin kujdesur per cdo detaj.

Katari do te mbahet mend qe asnje tifozeri nuk eshte perleshur me palen tjeter, nuk bene nje rremuje te vetme, te gjithe vemendjen e mori futbolli.

Vend ku cdo tifoz u ndje i lire, ku cdo lojtar dha maksimumin, ku pame nje spektakel ne fushe ne tribuna, ky eshte boteror ku fituan vlerat.

Me kujtohen lajmet e para, nuk ka birra, femrat do burgosen, ska hotele, ska liri, lajme qe u sfumuan me kalimin e kohes, pasi aq shume deshtuan sa organizimi i la me gisht ne goje.

Po cfare tregoi ky boteror?

Tregoi qe ky event boteror duhet te qarkulloi ne sa me shume vende, te njohim kulturat, te njohim popujt, sepse futbolli eshte sport qe luhet ne fushe, nuk ka nevoje per politika, ne Katar fitoi futbolli, fitoi skuadra qe luajti per ta fituar.

E me shpirt dua qe Shqiperia dhe Kosova te marri nje here pjese, qe edhe ne shqiptaret te bejme tifozllik per kombetaret tona. Edhe ne kemi nevoje te na njohi bota e kush me mire se futbolli mund ta beji kete.

Share: