Nga Alma Lama
Kosova nuk mund te aplikoje per anetaresim ne BE, pas pasur njohjen e te gjitha shteteve brenda Unionit.
E kam fjalen per aplikimin si poces serioz, qe ndjek procedurat qe kane ndjekur te gjitha shtetet qe jane bere anetare. Ne dokumentat e BE-se thuhet saktesisht se anetaresimi duhet te kete dakordimin e institucioneve te BE-se dhe shteteve anetare.
Ne rastin e Ballkanit Perendimor BE kane vendosur kushte shtese qe eshte procesi i Stabilizim-Asocimit, qe bazohet me se shumti ne bashkepunimin rajonal dhe fqinjesine e mire.
E shprehja e vullnetit per anetaresim eshte dicka tjeter, por ky vullnet eshte shprehur qe ne Samitin e Selanikut 2001, si prej BE-se, ashtu edhe prej Kosoves, atehere e administruar nga UNMIK.
Po keshtu Parlamenti i Kosoves ka miratuar disa rezoluta ku shprehet vullneti i popullit te Kosoves per tu bere pjese e BE-se.
Aplikimi i sotem, pa dakordimin e BE-se, mund te rezultoje ne nje veprim politik te pamatur, qe mund te perfundoje ne sirtaret e institucioneve te BE-se pa u shqyrtuar, per shkak te pese shteteve qe nuk e njohin Kosoven.
Nga ana tjeter nuk eshte mire qe qytetaret te ushqehen me shpresa te rreme. Shteti i Kosoves kete kohe, duhet te merret me plotesimin e standardeve per BE, nje proces qe monitorohet nga Komisioni Europian, deri sa te krijohen rrethanat politike per aplikim per anetaresim.