Është mbajtur sot në Tiranë një protestë kundër politikave shoviniste serbe. Protesta vjen pak ditë pas tensioneve në veri të Kosovës, teksa presidenti serb Aleksandar Vuçiç kërkoi futjen e trupave në Kosovë.
Protestuesit, aktivistë të lirë dhe nënkryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit kanë protestuar paqësisht për tensionet në veri të Kosovës me serbët.
Ata kërkojnë që Serbia të heq dorë nga kjo sindromë brez pas brezi duke i provokuar. “Jemi paqësor dhe jo agresiv”, kanë qenë thirrjet e tyre, teksa janë shfaqur me flamurin kuqezi me hartën e trojeve shqiptare para ndarjes së 1913 dhe figurat kryesore shqiptare që nga Gjergj Kastrioti, te Ismail Qemali, Isa Boletini dhe Adem Jashari.
Teksa Gjykata Speciale në Hagë dënoi me 26 vite burg Salih Mustafën, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një grup njerëzish kanë dalë në protestë para godinës së ambasadës së Serbisë në Tiranë.
Protestuesit mbanin në duar flamuj shqiptarë, një banderolë me një hartë ku përfshiheshin të gjitha trojet shqiptare si dhe flamurin me mbishkrimin “Autochtonous”, të ngritur gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri në tetor të vitit 2014.
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është dënuar me 26 vite burg për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.
Protestuesit kanë bërë thirrje për bashkim. “Jemi një”, shkruajnë protestuesit në parullat e tyre, teksa kanë folur për krimet serbe në Kosovë dhe padrejtësitë ndaj shqiptarëve.