Home KRYESORE KUR… Nga Gladiola Busulla

KUR… Nga Gladiola Busulla

E brishtë si një degë – që pret të thyhet
kur muzgu bie mbi det.
Pupëlore si një re – që ecën në majë të gishtave
kur mjegulla botën e kaplon.
E pamasë si qielli – që jeton në hapësirën e pafundme
kur fryma zihet ngushtë.
E ftohtë si një fjollë dëbore – që ëndrrat drithëron
kur dhembja troket.
E shndritshme si një rreze – që zbeh vetminë e shpirtit
kur errësira lëkundet në djep.
Kjo jam unë !
Pasi stinët
i zhveshëm së bashku.
Dhe buçima e lotëve
u shndërrua në këngë.

Share: